1. Përgatisni flokun.
• Kriheni flokun për të hëqur nyjet.
2. Tërhiqeni flokun lart duke filluar ta kapni që nga para me një dorë. Mbajeni flokun në vëndin ku doni ta keni topuzin.
• Meqënëse ky është një topuz i çrregullt, kur ti tërhiqni sipër mos i krihni flokët me furçë ose krëhër thjesht kaloni gishtat për ti rregulluar.
• Për të krijuar një pamje të sofistikuar tërhiqeni flokun në mes të kokës.
• Për të krijuar një pamje më profesionale tërhiqeni flokun në qëndrën e prapme të kokës.
• Ju mund të eksperimentoni me pozicionin e topuzit tuaj sipas dëshirës dhe tipit tuaj.
3. Lidhini në pozicionin e vendosur me një lidhëse (ose ndryshe bisht).
• Zakonisht do të duhen rreth tre kalime të lidhëses për ti kapur. Mos i shtrëngoni fort me lidhëse, lijeni sa më të lirë për të krijuar një pamje sa më të çrregullt.
4. Krijoni topuzin.
• Lidheni topuzin si zakonisht por mos e shtrëngoni fort. Rrotullojeni flokun rreth lidhëses 2-3 here dhe sigurojeni me karfica (karfica të zeza të mëdha). Mos u shqetësoni nëse pamja e topuzit në fillim është më i çrregullt seç duhet, thjesht vazhdoni ta stiloni topuzin me karfica. Nxirrni disa fije floku për pamje më të çrregullt.
5. Hidhni llak.
• Përfundojeni duke hedhur pak llak në mënyrë që topuzi të mbaj sa më shumë.
• Mund të shtoni ndonjë aksesorë por kjo varet sipas dëshirës personale.