Si të trajtojmë lëkurën e thatë në kushte shtëpiake

6009

Maska 1

Maska me avokado dhe mjaltë

Avokado është një zjedhje perfekte për të bërë maskë fytyre në shtëpi pasi ai përmban shumë yndyrna të vlefshme. Për këtë recetë ju duhet vetëm gjysëm avocado kshuqë sigurohuni që gjysmën tjetër ta hani për ti dhënë  lëkurës një shtytje dhe nga brenda.

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

•  ½ Avokado

•  85 gr Mjaltë

2.  Shtypni avokadon në një enë dhe shtoni mjaltin.

3.  Përzieni mirë derisa të formohet një masë paste e njëtrajshme.

4.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për  10 minuta.

5.  Shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 2

Maska me jogurt, tërshëre, mjaltë, vaj ulliri

Avantazhi i maskës së mëposhtme është se të ingridientët e përdorur ndodhen në çdo guzhinë kështu që është një maskë që nuk kërkon as shpenzime as përbërës të rrallë.

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:
 1 Lugë gjelle miell tërshëre

 1 Lugë gjelle jogurt

 1 Lugë gjelle mjaltë

 1 Lugë gjelle vaj ulliri

•  1 Lugë çaji qumësht blete (opsionale)
2.  Kombinoni të gjithë ingridientët në një enë dhe përzijini derisa të keni një masë të njëtrajtshme.

3.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të qendrojë  15-20 minuta ose derisa të jetë tharë plotësisht .

4.  Shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni butësisht me peshqirë.

Opsionale:

Pasi ta thani fytyrën aplikoni pak vaj argani.


Maksa 3

Maska me kafe, kakao, qumësht dhe mjaltë

Maska me kafe është e mbrekullueshme për shumë arsye. Përvec se është një ingridientë që secili prej nesh e ka në shtëpi ajo gjithashtu zbut, ushqen si dhe ndihmon në shtimin e përqindjes së lagështirës në lëkurës.

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:
 2 Lugë gjelle kafe e bluar

 2 Lugë gjelle kakao

 3 Lugë gjelle qumësht

 1 Lugë gjelle mjaltë
2.  Përzieni të gjithë ingridientët derisa të formohet një masë paste e njëtrajtshme.

3.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për  30 minuta.

4.  Shplajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 4

Maska me luleshtrydhe, Papaya, mjaltë dhe tërshëre

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:
 2 Luleshtrydhe

 1 Pjeshkë

 ½ Papaya

 1 Lugë çaji mjaltë

 1 Lugë gjelle miell tërshëre

2.  Pjeshkën vendoseni të ziejë për 10 minuta dhe futeni në blender.

3.  Shtoni luleshtrydhet, papayen dhe miksojini për disa momente.

4.  Frutat e miksuara hidhini në një enë dhe shtoni mjaltin dhe tërshërën.

5.  Përzieni të gjithë ingridientët derisa të formohet një masë paste e njëtrajtshme.

6.   Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për  15 minuta.

7.   Shplajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me peshqirë.

 

 


 

Maska 5

Maska me kastravec dhe salcë kosi

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 4 Lugë gjelle kastraveca të shtypur

 2 Lugë gjelle salcë kosi

2.  Përzieni të gjithë ingridientët derisa të formohet një masë paste e njëtrajtshme.

3.   Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për  20 minuta.

4.  Shplajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 6

Maska me banane, tërshëre,  mjaltë

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 ½ E bananes

 50 gr Miell tërshëre

 1 Lugë gjelle mjaltë

 Pak ujë

2.  Priteni bananen përgjysëm dhe shtypeni me një pirun.

3.  Shtoni mjaltin, ujin dhe përzieni derisa të formohet një pastë kremoze.

4.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë  dhe lëreni të veprojë për  20 minuta.

5.  Shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 7

Maska me rrush, miell

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:
 Rrush

 Miell

 Mask letre

2.  Lani sasinë e dëshiruar të rrushit.

3.  Prijini përgjysëm dhe shtypini.

4.  Hidhni me majë gishtash pak miell.

5.  Lageni maskën prej letre tek përzierja dhe vendoseni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.

6.  Shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 8

Maska me majonez dhe vaj bebesh

Këtë recetë mund ta përdorni dhe në zonat e tjera të trupit.

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 2 Lugë gjelle majonezë

 1 Lugë gjelle vaj bebesh

2.   Përzieni të gjithë ingridientët derisa të formohet një masë paste e njëtrajtshme.

3.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë, qafë apo bërryla (në zonat tuaja problematike) dhe lëreni të veprojë për  20 minuta.

4.  Shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni butësisht me peshqirë.

 


 

Maska 9

Maska me  arrë kokosi, banane dhe temjan 

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 2 Lugë gjelle vaj arre kokosi

 3 cm Banane të shtypur

 3 Pika vaj esencial temjani

2.  Përzieni të gjithë ingridientët me një lugë dhe aplikojeni në fytyrë.

3.  Lëreni të veprojë për 20 minuta.

4.   Shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 10

Maska me gjalp, mjaltë dhe limon

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 1 Lugë gjelle gjalp i butë

 1 Lugë gjelle mjaltë

 Disa pika lëng limoni

2.  Vendosini të gjithë ingridientët në një enë të vogël dhe përzieni derisa të keni një konzistencë kremoze të trashë.

3.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për  20-30 minuta.

4.  Shplajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 11

Maska me jogurt, mjaltë dhe bollgur

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 2 Lugë gjelle jogurt

 1 Lugë gjelle mjaltë

 2 Lugë gjelle bollgur ( miell tërshëre të gatuar)

 1 Kapsulë Vitamin E ( vaj peshku)

2.   Përzieni të gjithë ingridientët derisa të formohet një masë paste e njëtrajtshme.
3.  Shplani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me një peshqir.

4.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për  20 minuta.

5.  Shplajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me peshqirë.


 

Maska 12

Maska me qumësht, sheqer, mjaltë dhe kastravec

1.  Do t’ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

 3 Lugë gjelle qumësht

 100 gr Sheqer kafe

 1 Lugë gjelle  mjaltë

 1 Kastravec

2.  Përzieni sheqerin me qumështin dhe mjaltin derisa të jetë formuar një masë e njëtrajtshme.

3.  Pritni 2 feta kastavec para se të aplikoni maskën.

4.   Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe vendosni fetat e kastraveci në zonën e syve.

5.  Masazhoni për disa minuta fytyrën dhe më pas relaksohuni për 20 minuta të tjera.

6.  Shplajeni fytyrën me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me peshqirë.

 

Total 5 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?