Si të pastrojmë veshët e qenit

3021

Pastrimi rregullisht i veshëve të qenit tuaj i mban ata pastër dhe parandalon infeksione të ndryshme. Ja si mund ta bëni:

1.  Mblidhni mjetet e nevojshme.

•  Pastrues veshi nga veterinari (në rast se ju mungon lexoni alternativën më poshtë)

•  Pambuk

•  Kunja veshi

2.  Hidhni një sasi që ju e shihni të konsiderueshëm të pastruesit në kanalin e veshit të qenit tuaj.

(Sasia varet nga rraca e qenit.)

3.  Masazhoni veshin e qenit tuaj në në lëvizjë nga lartë poshtë për të mundësuar pastruesin të arrijë krejt kanalin e veshit.

4.  Vendosni një top pambuku në kanalin e veshit të qenit

•  Filloni masazhin nga ana e kundërt duke e anuar qenin nga ana e veshit përkatës në mënyrë që të gjitha bakteret dhe dylli të bien në topin e pambukut .

•  Përsëriteni këtë proçedurë 2-3 herë me pambuk të pastër për çdo herë.

5.  Me kunja hiqni beturinat dhe dyllin e mbetur.

Kini kujdes kur punoni me kunjat për ndonjë lëvizje të menjëhershme të qenit.

6.  Shpërbleheni qenin.

Pasi të keni mbaruar shpërbleheni qenin me një biskotë ose ushqimin e tij të preferuar. Ai do të qendrojë më mirë në herët në vijim.

 

Alternativa e pastruesit të veshëve:

•  Në një enë ngrohni pak ujë.

•  Merrni një tas dhe hidhni 2 lugë gjelle ujë të ngrohtë dhe dy lugë gjelle uthull.

•  Përzieni.

•  Mos harroni raporti i uthullës dhe ujit duhet të jetë 50/50.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?