Si të jemi dhe të qëndrojmë të motivuar

3545

Motivacioni personal është një çelës që ndihmon  në cdo aspekt të jetës sonë. Nëse sjemi  të motivuar propabiliteti më i madh është që ne të harxhojmë kohën tonë dhe të nënvlerësojme jetën tonë profesionale. Edhe njerëzit më të motivuar mund ta humbin shpesh vetëbesimin. Këtu keni disa këshilla sesi te  qendroni sa më të motivuar.
Mbani shpresat e larta
1.  Kujtoji vetes qellimet që ke.
  Përpara se  të shpenzoni kohë për një qëllim të caktuar vendosini vetes  plane  afatshkurtër dhe afatgjatë.

Nëse filloni të humbni drejtimin e qëllimeve dhe planeve tuaja atëhere  ju filloni të humbisni dhe motivimin tuaj .

  Gjithmonë kontrollojini planet  dhe qëllimet që keni vënë dhe shihni sesa larg apo afër qëllimit tuaj jeni.

Kjo gjë ju ndihmon të qëndroni për një kohë sa me të gjatë të motivuar deri sa ta arrini qëllimin tuaj.

2.  Mbani një listë javore të qëllimeve tuaja.
Cdo njëri ka nevojë të shohi se si ecën  me qëllimet dhe planet e veta në mënyrë që të jetë i motivuar.Nëse ju e shihni që jeni në rrugën e duhur kjo do tju japi kurajo që ta arrini qëllimin tuaj dhe me shpejt .Nëse e shihni që nuk jeni  në rrugën e duhur kjo ju jep një shtysë tjetër për tju futur punës për të arritur destinacionin e kërkuar prej jush .

3.  Shpërbleheni veten tuaj sa herë  arrini qëllimet javore.
Një akullore e madhe,biskota me cokollatë ,një shëtitje apo një dalje me shoqërinë tuaj në fund te javës mund të jetë një shpërblim i përkryer për punën tuaj. Pra shpërbleheni veten me dicka që ju  ju lumturon pas një javë të lodhshme por të suksesshme.

4.  Jepini kohë vetes të shplodheni.
Shpesh herë njërëzit me vullnetin dhe motivacionet më të hekurta  mposhten. Ju mbase jeni duke e djegur veten tuaj dhe gjëja më e duhur do të ishte një pushim.

Nëse është një qëllim në lidhje me planin tuaj të stërvitjes fillojeni më vonë atë ose bëni 2 ditë pushim përpara se të rifilloni. Keni për tu ndjerë shumë më të motivuar dhe të freskuar.

Nëse është dicka në lidhje me shkollën dhe studimet  mos u mundoni  të  mbaroni gjithcka me një të ulur por shpërndajeni kohën përgjatë ditës apo përgjatë javës nëse është e mundur.

5.  Mos jini shumë të ashpër me veten.
Çdo njeri dështon.

  Nëse nuk arrini të përmbushni planin javor konsideroheni këtë si mësim për tja dalë herës tjetër.

  Mundohuni ti plotësoni qëllimet tuaja përpara afatit që keni vënë në mënyre që ju mund të merreni me disa punë të tjera që keni lënë pas dore.

Në këtë mënyrë ju qëndroni në shina dhe nëse keni marrë një goditje.

  Mos qani  dhe mos e ngarkoni veten negativisht nëse dështoni.

  Konsiderojeni dështimin si një fenomen që ndodh dhe vazhdoni të punoni fort në qëllimet tuaja.

6.  Shikoni apo lexoni histori motivuese.
Çdo njëri ka nevojë për disa fjalë të bukura për ti mbajtur motivimin sa më lartë.

  Shikoni video isnpiruse në youtube të cilat mund tju japin një motivim edhe më të madh për të vazhduar përpara.

  Apo lexoni një libër  të ndonjë figure të famshme për të marrë një frymëzim.

 

 

 

Të mundim inefiçiencën

1.  Eleminoni gjërat që ju tërheqin vëmendjen.
Eleminoni çdo gjë që ju shkakton ju inefiçiencë. Shiteni apo futeni atë gjë në raft. Largohu prej saj. Hidheni atë. Ju smund të fitoni dhe të bëheni të motivuar nëse harxhoni kohën kot.
  Nëse ju harxhoni shumë kohë në internet instaloni  extensions! Këto do të  bllokojnë shumë faqe të ndryshme apo mund të përdoren dhe si një mbajtje limiti për të bllokuar  komplet browserin nëse kalon minutazhi i vënë prej jush.

2.  Vini baste kundrejt vetes tuaj.
Si ju duket vetja para syve tuaj? Po para syve të të tjerëve?

  Vijini disa dënime vetes nëse ju nuk veproni siç duhet.

Përshembull hidhni disa  ëmbëlsira që keni ruajtur  për ti ngrënë më vonë apo, fshihni lojën tuaj te preferuar nga komjuteri etj etj.

  Thojini familjes dhe shokëve tuaj  për qëllimet dhe planet që i keni vendosur vetes.

Nëse ju si bëni këto gjëra ata do e kuptojnë dhe ju do të ndiheni të turpëruar kshu që ky është një qëllim tjetër për të ecur më fortë përpara.

3.  Konsumoni kafeinë.
Vetëm ju e dini sesa është sasia e duhur për të vënë disa limite në sasi. Zakonisht një filxhan i vogël kafeje në mëngjes e bën një njeri  që të jetë më aktiv dhe ngre nivelin e orientimit. Nje sasi normale e bën atë të ndihet aktiv dhe më të përqëndruar  dhe më të fokusuar.
  Nëse ju jeni  një përdorues  shumë i madh i kafes fatkeqësisht efektet pozitive të saj tashmë janë  thuajse inekzistente.
Qëndroni larg cdo stimulanti tjetër! Vetëm nëse doktori juaj ju ka rekomanduar një stimulant tjetër përshkak të ndonjë sëmundjeje apo komplikacioni tjetër mund të përdorni dicka tjetër.

4.  Lëvizni trupin tuaj.
Bëni një vrap në natyrë.  Apo hedhje litari. Deri te aktivitet nga më të vogla fizike kontribojnë në ngritjen e humorit tonë dhe na bën të ndihemi më aktiv dhe dinamik.

Studimet kanë treguar se të ushtruarit ndihmojnë në mposhtjen e depresionit dhe në rritjen e pëlqimit të imazhit ndaj vetes. Të dyja këto ndikojnë shumë për të na forcuar motivimin tonë.

5.  Ndajini qëllimet tuaja në pjesë që mund ti menaxhoni.
  Nëse ju vërtetë vuani shumë nga një motivacion i dobët atëhere mënyra më e mirë është që qëllimin dhe detyrën që i keni vënë vetes ta ndani në disa detyra më të vogla.

Kjo do tju japi dhe një ngritje morali  dhe ngritje të psikologjisë. Meqënëse ne marrim një ndjesi të kënaqësisë kur kryejmë një detyrë, plotësimi i disa detyrave të vogla me siguri që na bën të ndiheni më të motivuar.

6.  Surprizoni veten tuaj.
Edhe nëse keni një vullnet tmerrësisht të madh shpesh herë qëllimet repetitive në javë dhe muaj të tëra bëjnë që motivimi juaj të bjeri.

  Thyeni monotonin me kryrjen e ndonjë pune të vogël jashtë orarit të vendosur nga ju.

Jo vetëm që kjo thyen monotonin po bën që dhe motivimi juaj të gjej forcë të nga këto pune.

  Ndryshoni aktivitetet tuaja në  fundjavë. Edhe pushimi ka rëndësinë e vet .Mundohuni që të kryeni aktivitete sa më të ndryshme përgjatë fundjavës si :
  Një piknik
  Një lojë kalçeto me shokët tuaj
  Një darkë romantike me të dashurin apo të dashurën tuaj
  Parja e një ndeshjeje futbolli në stadium

Shumica e njërëzve mezi se e presin ditën e pushimit por nëse ky pushim rezulton me bërjen e të njëtit aktivitet atëhere kjo ndikon keq në psikologjinë dhe motivacionin tonë.

Të gjitha këto na ndihmojnë të relaksohemi  dhe ndikojnë positivisht në psikologjinë dhe në rritjen e motivacioneve tona.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?