Si të bëjmë parfum me kushte shtëpiake

18770

Metoda 1

1.  Mblidhni disa lule të cilat ju pëlqejnë.

2.  Mbushni një kavanoz me vaj pa aromë.

3.  Prisni bishtat e luleve. Vetëm koka ju duhet. Mundohuni ti hidhni sa më shpejt në kavanoz dhe mbylleni mirë.

4.  Hapeni kavanozin pas 2 javësh dhe hidheni lëngun në një shishe parfumi bosh.

 

Metoda 2

1.  Mblidhni erëza që kanë aromë të mirë si livando,rozmarina etj.

2.  Futini në një enë dhe filloni ti shtypini.

3.  Shtoni rreth 10-11 pika uji.

4.  Hidhni dhe 3-4 pika alkol.

5.  Kalojeni përzierjen në sitë.

6.  Futeni lëngun në një shishe parfumi bosh.

Metoda 3

1.  Sigurohuni të keni përbërësit e mëposhtëm:

•  Vodka (sa më e lartë % e alkolit aq më mirë)

•  Vaj esencial (vanilje)

•  Ujë të distiluar

•  Glicerinë (këtë mund ta gjeni në farmaci)

•  Shishe bosh parfumi

2.  Sterilizojini shishet duke i zier ato sidomos nëse i ripërdorni shishet.

3.  Hidhni 250 ml Vodka në një kavanoz.

4.  Shto përafërsisht 25 pika vaj esencial / aromë.

•  Mbajeni erë.

•  Përzieni.

•  Mbajeni erë.

•  Nëse jeni të kënaqur me aromën vazhdoni me hapin tjetër, nëse jo shtoni dhe disa pika të tjera vaji.

Nëse jeni fillestar në këtë fushë mundohuni të eksperientoni sa më shumë me aroma të ndryshme. Kështu ju jo vetëm do të kurseni shumë të holla por dhe do të krijoni markën duaj distinktive të parfumit.

5.  Mbylleni kavanozin dhe lijeni për 48 orë në një vënd të errët.

6.  Tani që era është gati shtojini 2 lugë ujë të destiluar.

7.  Shtoni afërsisht 5 pika glicerinë kjo bën që aroma të qendrojë ë gjatë.

8.  Hidheni përzierjen në shishen bosh të parfumit.

 

 

 

Total 55 Votes
5

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?