Si te kujdesemi për një pomerian

5625

1.  Krehni gëzofin (qimet).
Krehja e gëzofit të pomerianit tuaj duhet të kthehet në përditshmëri.

•  Krehja mënjanonë ngatërrimet dhe nyjet e mundshme në gëzof.

•  Gjithashtu ul numrin e larjeve të qenit tuaj.


2.  Lani zona të pomerianit tuaj në mënyrë periodike.
Këtë ju mund ta bëni duke lagur një peshqir me ujë.

Pastroni me kujdes zonat e meposhtme:
•  Pjesa e pasme
•  Putrat
•  Zona rreth gojës
•  Sytë
•  Veshët
•  Kjo procedurë duhet të kryhët 3-4 herë në javë.


3.  Lani pomerianin tuaj 1 herë në 2 javë.
Shpesh herë ne i lëmë shokët tanë leshatorë mbas dore sidomos kur jemi të ngarkuar. Një pomerian ka nevojë të paktën për një banjë 1 herë në dy javë.

•  Gjithmon përdorni shampo specifike për qen.
  Gjatë larjes kriheni vazhdimisht për të mënjanuar nyjet e mundshme.
•  Pas banje thaheni me peshqir jo me tharëse.
Nëse pomeriani juaj nuk është mësuar me tharëse ju mund ti shkaktoni stres të panevojshë sidomos pas stresit të kaluar nga dushi ( I padëshiruar )

Kujdes:

Larjet e tepruara i bëjnë dëm lëkurës së pomerianit.
4.  Me një gërshërë pritni majat e qimeve.
Kjo proçedurë ka pak nevojë për eksperience por me kalimin e kohës bëhet mjaft e thjeshtë.
Prerja e vazhdueshëm e qimeve tek pomeriani juaj e bën pellushin e tyre më me shkëlqim.


Kujdes:

Nëse vendosni ta qethni komplet pomerianin prisni sa të ngrohet koha. Këtë gabim e kam bërë dhe unë duke e qethur pomerianin tim në mars kur ishte relativisht ngrohtë, por koha pati një ndryshim për keq dhe aktiviteti fizik i pomerianit tim u ul ndjeshëm dhe ajo dridhej vazhdimisht.
5.  Prisni qimet e tepërta rreth putrave, veshëve, dhe të mprapmeve.


6.  Pritjani thonjtë 1 herë në 6-8 javë.
Prerja e thonjvë të një qeni është mjaft e sikletshme.

•  Prerja duhet të kryhet me një prehëse për qen (mund ta gjeni tek TEG ose ne çdo klinike veterinare)

•  Kini kujdes të mos prisni damarët e gjakut që ndodhen brenda thonjve të qënit.
Për më shumë informacion si kryhet prerja e thonjve Klikoni foton e mëposhtë për tju çuar tek artikulli përkatës:

7.  Aplikoni solucione antiparazitare 1 herë çdo 2-3 muaj.
Sado i pastër të jetë qeni juaj dhe ambjenti ku ai rri egziston mundesia që ai mund të ketë parazitë. Aplikoni antiparazitarë 1 herë çdo 2-3 muaj sipas instruksioneve të veterinarit ose shitësit.


8.  Luani me ta.
Siç e keni parë dhe vetë rraca e pomerianëve është mjaft lozonjare.Shpenzoni të paktën 1 orë duke luajtur me ta .


9.  Dhurojini shumë dashuri
Besoj se të gjithë ju që po e lexoni këtë artikull e doni shumë pomerianin tuaj sikurse unë . Pomerianet janë kafshë që kanë nevojë për shume dashuri dhe vëmëndje. Kjo i ul atyre stresin dhe i shton jetëgjatësine. Plus Ju e dini që me i/e lumturi/a për mberritjen tuaj në shtëpi është pomeriani juaj .

Total 16 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?