Si të gatuajmë patate të ëmbla

20918

Patate të ëmbla në furrë

1.  Do tju duhen ingridientët e mëposhtëm:

•  8 Patate të  ëmbla të paqeruara

•  8 Lugë gjelle gjalpë

•  Kripë

•  Piper

2.  Vendoseni sobën për tu ngrohur në 350º. Një tepsi shtrojeni me letër alumini.

3.  Pastroni lëkurën e patateve me një furçë dhe ujë të rrjedhshëm.

4.  Pasi ti keni pastruar me një pirun shponi vrima në të gjithë hapësirën e patates.

5.  Vendosini patatet në tepsi dhe futini në sobë. Patatet për tu bërë të buta dhe të shkrifta duan nga 20-60 minuta sipas llojit të patates.

6.  Zbutni mishin e patates.

Futini patatet në një peshqir ose copë të pastër dhe rrotullojeni. Lëkura do të ndahet paksa nga pjesa mishtore e patates dhe pjesa mishtore do të bëhet më e butë.

 

7.  Prisni çdo patate përgjysëm.

8.  Servirini patatet me pak gjalpë, kripë dhe piper.

Ju bëftë mirë!

Patate të ëmbla në mikrovalë

1.  Mblidhni përbërësit e mëposhtëm:

•  8 Patate të  ëmbla të paqeruara

•  8 Lugë gjelle gjalpë

•  Kripë

•  Piper

Untitled-3 copyd

2.  Pastroni lëkurën e patateve me një furçë dhe ujë të rrjedhshëm.

3.  Pasi ti keni pastruar me një pirun shponi vrima në të gjithë hapësirën e patates.

4.  Vendosini patatet në një enë e cila është rezistente ndaj mikrovalës.

 

5.  Vendosini patatet në mikrovalë për 8-10 minuta.

Ndaleni njëherë mikrovalën në 4-5 minuta dhe kthejini patatet për tu siguruar që të dyja anët të jenë të gatura plotësisht.

6.  Ndahini patatet duke bërë një prerje në formë X.

7.  Servirini me gjalpë, kripë dhe piper.

Ju bëftë mirë!

Patate të ëmbla pure

1.  Do tju duhen përbërësit e mëposhtëm:

•  8 Patate të  ëmbla të paqeruara

•  125 gr Gjalpë

•  60 ml Qumësht

•  80 gr Salcë kosi

•  Kripë

•  Piper

 

2.  Qeroni patatet dhe pritini në kubikë të vegjël.Shplajini mirë me ujë.

3.  Hidhni patatet në një tenxhere me 4 litra ujë brënda.Shtoni pak kripë .

4.  Lijini të ziejnë për 12 minuta.

5.  Hiqeni ujin duke e kaluar në një sitë.

6.  Hidhini patatet në një tenxhere dhe shtoni gjalpin.

7.  Shtypni patatët me një shtypës patatesh ose me mikser.

8.  Shtoni qumështin, salcën dhe përzieni mirë.

9.  Vendoseni tenxheren në sobë me zjarr të ulët për 5 minuta duke e trazuar vazhdimisht.

Ju bëftë mirë!

 

Total 6 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?