Si të përgatisim petulla me patate

5901

Petullat me patate janë mjaft të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Mjafton të ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe do të mbeteni të kënaqur me rezultatin.

1.  Për 4 persona do t’ju duhen :

•  6 Patate

 2 Vezë

 70 gr Miell

 Pak kripë dhe piper

 Vaj

2.  Qeroni patatet dhe kalojini në rende.

3.  Në një tas bashkoni miellin, patatet dhe vezët.

4.  Përzieni mirë ato derisa përzierja të ketë një masë uniforme.

5.  Vendosni tigani në zjarr dhe hidhni pak vaj për tu nxehur.

6.  Me një lugë merrni pak nga masa e përzierjes dhe hidheni  në tigan për tu skuqur (sikurse petullat).

7.  Prisni derisa petullat të kenë marrë një ngjyrë të artë në kafe dhe kthejeni në anën tjetër.

8.  Vendosini në pjatë dhe lerini të ftohen për disa minuta.

9.  Servirini me pak gjalp, djath sipas dëshirës tuaj.

 

 

 

 

Total 5 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?