Si të përgatisim sallatë ruse

10835

Sallata ruse është një përzierje mjaft e shijshme e patateve të ziera , perimeve të ndryshme dhe majonezes. . Kjo sallatë sygjerohet të konsumohet si antipastë në dimër sidomos në periudhën festive të fundvitit.

Më poshtë ne do të tregojmë si të përgatisim një sallatë ruse standarte.

1.  Do tju duhen përbërësit e mëposhtëm :

•  3 Patate mesatare

 3 Karrota mesatare

 200 gr Bizele

•  1-2 Kastraveca turshi

•  300 gr Proshutë ose sallam

 2-3 Vezë

 300 gr Majonez

2.  Ziejmë karrotat dhe patatet.

 Karrotat dhe patatet lajini, qerojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

 Në 2 enë të ndryshme vendosni karrotat dhe patatet të ziejnë me pak kripë.

 Përkatësisht patatet 7-10 minuta ndërsa karrotat 5-7 minuta.

•  Pasi te ketë përfunduar zierja vendosini në një kullonjëse për të larguar ujin e tepërt .

 

 

Shënim:

Disa persona preferojnë të ziejnë karrotat dhe patatet para dhe në fund ti presin ato në kubikë të vegjël. Mund të zgjidhni mënyrën më të rehatshme për ju.

3.  Vendosni vezët dhe bizelet për të ziere në dy enë të ndryshme me pak kripë.

•  Përkatësisht vezët 7 minuta ndërsa bizelet 5-6 minuta.

•  Pasi te ketë përfunduar zierja vendosini bizelet në një kullonjëse për të larguar ujin e tepërt .

4.  Prisni sallamin ose proshutën në kubikë të vegjël.

5.  Në një tas të madh hidhni patatet , karrotat dhe proshutën kubike.

6.  Merrni kastravecat turshi dhe përpiquni të shtrydhni ujin e tyre pa i dëmtyar ato.

7.  Pritini kastravecat kubikë dhe shtojini në tas.

8.  Shtoni bizelet në tas.

9.  Shtoni majonezën dhe përzieni mirë.

10.  Ndërkohë qeroni vezët e ziera dhe pritini ato në copa shumë të vogla .Spërkatini vezët mbi sallatë.

11.  Shtoni pak kripë, por kujdes mos e teproni pasi kastravecat turshi mund të jenë të kripur mjaftueshëm.

12.  Vendoseni tasin të ftohet në frigorifer për 30-60 minuta .

13.  Shërbejeni duke e rregulluar në pjatë sipas dëshirës.

 

Ju bëftë mirë

 

 

 

Total 9 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?