Si të ruajmë fotot dhe videot nga fshirja (Android)

4723

Të gjithëve na ka ndodhur që na janë fshirë fotot ose videot personale për shkak të ndonjë gabimi, prishje telefoni ose karte memorie. Për këtë arsye është e këshillueshme të përdoret “Google Drive” që çdo gjë ta kemi të sigurtë nga çdo lloj problemi që mund të hasim.

1.  Hapim “Play Store”.

Në fillim duhet të shkarkojmë aplikacionin që na e bën të mundur ruajtjen e fotove, videove ose dokumentave në internet.

2.  Gjejmë programin.

•  Mbasi kemi hapur “Play Store”, klikojmë sipër tek “Google Play”, shkruajmë “google drive” dhe shtypim ikonën e kërkimit poshtë.

 

•  Hapim rezultatin e parë.

3.  Shkarkojmë aplikacionin.

•  Klikojmë “Install” dhe më pas “Accept”.

 

4.  Presim shkarkimin.

•  Kur të mbarojë shkarkimi klikojmë “Open”.

5.  Hapim aplikacionin.

•  Kur të hapet ajo klikojmë “Skip”.

6.  Përdorim aplikacionin.

•  Tani që aplikacionin e kemi të shkarkuar dhe gati klikojmë “+” e kuq që të fillojmë të ruajmë mediat ose dokumentat.

•  Klikojmë “Upload”.

•  Klikojmë “Gallery” dhe “Just Once” për të ruajtur foto.

Në varësi të telefonave të ndryshëm, për të ruajtur dokumenta klikojmë “File Manager” ose “File Explorer”.

 

•  Për ti parë ato në kompjuter hapim internetin, shkojmë tek “drive.google.com” dhe fusim të dhënat e emailit.

•  Aty do të gjeni të gjitha çfarë keni futur për tu ruajtur.

•  Ose shikoni artikullin më poshtë për të mësuar si të bëjmë të njëjtën gjë në kompjuter.

 

Total 8 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?