Si të ushqehemi për sy të shëndetshëm

4109

Sytë janë ato që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme. Shumë orë në kompjuter, si dhe tymi i duhanit apo smogu janë të dëmshëm për shëndetin e tyre. Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqime që ndihmojnë shikimin? Këtu është një listë e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë.

1.   Konsumoni karota.

Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë.  Mungesa e kësaj vitamine të çmuar mund të shkaktojë probleme në sy. Karota zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).Përveç karotave të pasura me vitaminën A, janë dhe :

 Lakra

 Marulja

syt1

2.   Konsumoni spinaq.

Spinaqi është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë, luteinën, që ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular. Antioksidantë të njëjtë janë gjithashtu të pranishëm te :

•  Sallata jeshile

 Bizelet 

syt2

3.   Konsumoni frutat si kivi, portokalli dhe hidet (xinxifet).

Këto të fundit janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira që shkaktojnë dëme në sy.

syt3

4.  Konsumoni soja.

Soja përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë.  Gjithashtu të pasur me vitaminë E janë :

•  Fasulja

 Qumështi

 Kosi

•  Vaji i ullirit

 Misrit

syt4

5.   Konsumoni hudhrën dhe qepën.

Hudhra dhe qepa ,të dyja janë ushqim shumë i mirë për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfurin, e cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.

Onions and garlic isolated on white, macro close up with copy-space, copy space.

 

6.   Konsumoni kajsi

Kajsia është e pasur me vitaminë A, mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.

shutterstock_80017741

 

7.   Konsumoni vezë.

Me përmbajtjen e tyre të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.

Eggs-May-13-p28

8.   Konsumoni salmon dhe sardele.

Salmoni dhe sardeler kanë acide yndyrore Omega-3  të cilat janë të rëndësishme për shikimin, sepse janë një burim i mirë i acidit (DHA) .

syt7

9.   Konsumoni brokoli.

Brokoli përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.

University-of-Lincoln-creaes-robotic-harvesting-for-broccoli

10.  Konsumoni çokollat të zezë.

Çokollata e zezë përmban flavonoide që mbrojnë sytë.

dark_3_1

11.  Konsumoni gjithashtu rrushin, limonin, kungullin, bajamet.

Rrushi, limoni, kungulli, bajamet që janë aleatë të vlefshëm në tryezë dhe na ndihmojë për të ruajtur shëndetin e syve tanë.

SYT11

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?