Si të rikthejmë dokumentat e fshira

3494

1.  Konrollo “Recycle Bin”.

Gjithçka që fshijmë përfundon në (kosh) “Recycle Bin”, prandaj gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kontrollojmë mos është akoma atje. Nëqoftëse jo atëhere vazhdoni më poshtë.

2.  Gjejmë programin.

Në fillim duhet të shkarkojmë programin që na e bën të mundur kthimin e fotove, videove dhe dokumentave.

Hapni internetin dhe shkoni në faqen zyrtare të programit për ta shkarkuar atë, “piriform.com/recuva”.

3.  Shkarkojmë programin.

•  Mbasi kemi shkuar në faqen zyrtare, klikojmë “Download”.

•  Tani klikojmë “Piriform.com”

4.  Presim shkarkimin.

Klikimi i “Piriform.com” do të na çoj në një faqe tjetër dhe do të filloj të shkarkohet vetë. Presim të shkarkohet dhe e klikojmë.

5.  Instalojmë programin.

•  Klikojmë aty ku lexon “English” dhe klikojmë “Shqip”.

•  Klikojmë “Next”.

•  Klikojmë “Vazhdo”.

•  Klikojmë “Vazhdo” përsëri.

•  Klikojmë “No thanks” dhe “Vazhdo”.

•  Presim Instalimin.

•  Në fund klikojmë “Përfundo” dhe programi do të hapet.

6.  Përdorimi i programit.

Tani do ta kemi programin në shqip gati për të rikthyer gjërat e fshira, prandaj nuk është nevoja të vazhdojmë më tutje sepse ka një përdorim mjaft të thjeshtë, mjafton të lexoni menynë kryesore për tu orientuar

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?