Pastrimi rregullisht i veshëve të qenit tuaj i mban ata pastër dhe parandalon infeksione të ndryshme. Ja si mund ta bëni:
1. Mblidhni mjetet e nevojshme.
• Pastrues veshi nga veterinari (në rast se ju mungon lexoni alternativën më poshtë)
• Pambuk
• Kunja veshi
2. Hidhni një sasi që ju e shihni të konsiderueshëm të pastruesit në kanalin e veshit të qenit tuaj.
(Sasia varet nga rraca e qenit.)
3. Masazhoni veshin e qenit tuaj në në lëvizjë nga lartë poshtë për të mundësuar pastruesin të arrijë krejt kanalin e veshit.
4. Vendosni një top pambuku në kanalin e veshit të qenit
• Filloni masazhin nga ana e kundërt duke e anuar qenin nga ana e veshit përkatës në mënyrë që të gjitha bakteret dhe dylli të bien në topin e pambukut .
• Përsëriteni këtë proçedurë 2-3 herë me pambuk të pastër për çdo herë.
5. Me kunja hiqni beturinat dhe dyllin e mbetur.
Kini kujdes kur punoni me kunjat për ndonjë lëvizje të menjëhershme të qenit.
6. Shpërbleheni qenin.
Pasi të keni mbaruar shpërbleheni qenin me një biskotë ose ushqimin e tij të preferuar. Ai do të qendrojë më mirë në herët në vijim.
Alternativa e pastruesit të veshëve:
• Në një enë ngrohni pak ujë.
• Merrni një tas dhe hidhni 2 lugë gjelle ujë të ngrohtë dhe dy lugë gjelle uthull.
• Përzieni.
• Mos harroni raporti i uthullës dhe ujit duhet të jetë 50/50.