Si të lajmë dhëmbët e qenit

4103

Metoda 1

1.  Blini madhësinë e duhur të furçës.

Në varësi të madhësisë së qenit tuaj blini furçën përkatëse.

•  Për rracat e mëdhaja blini një furçë për të rritur.

•  Për rracat e vogla blini një furçë fëmijësh.

2.  Përdorni gjithmon pastë dhëmbësh për qen.

•  Pasta e dhëmbëve për njërëzit është e dëmshmë për kafshët pasi përmban lëndë të cilat nuk duhen gëlltitur .

•  Gjatë zgjedhjes së pastës gjithmon kini parasysh ushqimin e preferuar të qenit tuaj (pastë dhëmbësh me shije pule ndoshta).

3.  Zgjidhni kohën e duhur.

Koha më e mirë për ti larë qenit dhëmbët është pasi ata të jenë lodhur. Luani para me qenin dhe kur ai të jetë lodhur mjaftueshëm filloni proçesin e larjes.

 

4.  Ambjentoni qenin me furçën.

•  Lëreni ta nuhasë ose ta lëpijë në mënyrë që ai të mos e ketë frikë.

5.  Lëreni qenin të lëpijë pak pastë nga gishti juaj.

Në këtë mënyrë ai do të ambientohet me shijen dhe do ti duket më i lehtë proçesi.

6.  Filloni me larjen e dhëmbëve.

•  Qeni ka nevojë ti lahet vetëm pjesët e jashtme të dhëmbëve.

•  Gjatë larjes mundohuni ta inkurajoni qenin me fjalë të ngrohta dhe duke e ledhatuar vazhdimisht me pausa.

7.  Shpërbleheni qenin

Pasi të keni kryer proçesin gjithmon shpërbleheni qenin me biskota ose ushqimin e tij të preferuar.

 

Metoda 2

Në rast se qeni juaj nuk abientohet dot me furçën e dhëmbëve atehere provoni mënyrat e mëposhtme:

1.  Lyeni një copë me pastë qensh dhe fërkojani dhëmbët qenit.

2.  Blijini lodra ose ushqime pastruese.

Disa lodra dhe ushqime janë dizenjuar për pastrimin e dhëmbëve të kafshëve. Normalisht nuk kanë të njejtin efekt si një larje me furçë por është më mirë se hiç gjë.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?