Si të bëjmë biskota me çokollatë

3831

1.  Për këtë recetë duhet të keni:

•  380 gr Çokollatë fondente

•  100 gr Miell

•  70 gr Gjalpë

•  2 Vezë

•  150 gr Sheqer kafë

•  1 Lugë çaji kripë

•  1 Lugë kafeje me fryrës për ëmbëlsira (Baking Powder)

 

2.  Ndizni sobën dhe lijeni në temperaturën 180 °.

3.  380 gr çokollatë griheni në copa dhe ndaheni respektivisht ne 3 pjesë.

•  190 gr

•  130 gr

•  60 gr

4.  Shkrini në banjomari gjalpin dhe 190 gr të çokollatës.

5.  Në të njejtën kohë në një tasë rrihni vezët dhe sheqeri.

6.  Pasi të jetë shkrirë çokollata dhe gjalpi në banjomari i shtojmë në tas dhe i përziejme.

7.  Në një tas tjetër bashkojmë miellin,kripën dhe fryrësin.

8.  Bashkojmë miellin me pjesën tjeter të përzierjes.

9.  E përziejmë mirë brumin dhe shtojmë dhe 130 gramë të çokollatës.

10.  Shtrojmë një tepësi me letër pjekëse.

11.  Me një lugë hedhim brumin në topa të vegjël në tepsi.

12.  Me një pirun i shtypim pak topat në mënyrë që të marrin formë të sheshtë.

13.  Sipër çdo biskote hedhim përsëri pak çokollatë.

14.  Fusim tepsinë në sobë për rreth 20 minuta në 160 °.

15.  I heqim nga soba dhe i vendosim të ftohen.

 

Ju bëftë mirë!

 

Total 5 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?