Si të ruajmë fotot, videot dhe dokumentat nga fshirja (PC)

2361

Të gjithëve na ka ndodhur që na janë fshirë fotot ose videot personale për shkak të ndonjë gabimi ose prishje pajisjesh. Për këtë arsye është e këshillueshme të përdoret “Google Drive” që çdo gjë ta kemi të sigurtë nga fshirja.

•  Për të përdorur “Google Drive” duhet patjetër një adresë emaili tek “Gmail”. Nëqoftëse nuk e keni klikoni foton më poshtë për të mësuar sa ta hapni një të tillë.

 

1.  Gjejmë programin.

Në fillim duhet të shkarkojmë programin që na e bën të mundur ruajtjen e fotove, videove ose dokumentave në internet. Hapni internetin dhe shkoni në faqen zyrtare të programit për ta shkarkuar atë, “google.com/drive/download”.

2.  Shkarkojmë atë.

Mbasi kemi shkuar në faqen zyrtare, mbajmë mausin tek “Download Drive” dhe klikojmë “Mac and PC”.

Tek tabela që do të dali klikojmë “Accept and Install”.

3.  Presim shkarkimin.

Klikimi i “Download” do të na çoj në një faqe tjetër ndërkohë programi do të ketë filluar të shkarkohet automatikisht. Presim të shkarkohet dhe e klikojmë.

4.  Instalojmë programin.

•  Mjafton ta klikojmë dhe programi do të instalohet vetë. Kur të mbarojë klikojmë “Close”.

 

Gjatë proçesit të më poshtëm mund të shikoni fotot që të kuptoni më mirë se si funksionon.

 

•  Kur të hapet klikojmë “Get Started”.

•  Fusim të dhënat e adresës së emailit “Gmail” dhe klikojmë “Sign In”.

•  Klikojmë “Next”.

•  Klikojmë përsëri “Next”.

•  Përsëri “Next”.

•  Dhe në fund “Done”.

5.  Në faqen e parë te kompiuterit (Desktop) do të na dali dosja (Folderi).

6.  Ruajmë fotot, videot ose dokumentat.

•  Çdo gjë që duam të ruajmë e fusim tek dosja (Folderi).

•  Duhet te jemi të lidhur me internet që ti ngarkojë në llogarinë tonë.

•  Mbasi i fusim klikojmë ikonën e “Google Drive” poshtë që të shikojmë statusin.

•  Për ti parë ato në internet hapim Browserin ( Google Chrome, Firefox, Internet explorer) shkojmë tek “drive.google.com” dhe fusim të dhënat e emailit.

•  Aty do të gjeni të gjitha Dokumenta, Foto, Video që keni futur për tu ruajtur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?