Si të bëjmë një raft modern këpucësh me tuba kartoni

4821

A keni shumë këpucë sa nuk dini ku ti çoni? Në këtë artikull ne do të flasim si të ndërtojmë një mbajtëse këpucësh me një dizanj moder dhe mjaft lirë.

1.  Blini tubat.

Tubat që kemi përdorur ne në gjuhën profesionale quhen tuba kartoni për llaç.

•  Ju mund ti blini ato në dyqanin më të afërt të materialeve të ndërtimin.

Nëse nuk gjeni tuba kartoni atëhere mund të merrni tuba plastik.

•   Blini 3 tuba me diametër 26 cm.

3 tuba duhet të jenë të mjaftueshëm për një raft relativisht të madh.

Tubat që kemi zgjedhur janë me diametër 26 cm pasi janë llogaritur të mbajnë dhe këpucë të mëdhaja.

 2.  Prisni tubat.

•  Zakonisht këto tuba vijnë me gjatësi 1.2 m.

•  Ne do të presim një tub në 4 pjesë nga 30 cm .

Meqënëse kemi blerë 3 tuba do të kemi gjithsej 12 tuba nga 30 cm

•  Tubat mund ti prisni me një sharrë.

3.  Lyejmë tubat (me dëshirë).

Nëse doni ti lyeni tubat apo jo varet nga ju por për një pamje më estetike ne kemi vendosur ti lyejmë tubat me llak ose mund të përdorni boj spritë.

E lëm bojën të thahet për 1 ditë.

Sugjerohet që tubat të lyhen para se ti ngjisim.

4.  Ngjisim tubat

Ne kemi vendosur ti ngjisim tubat me ngjitës PVA por dhe mund të përdorni ngjitës të tjerë. Ngjitësin mund ta merrni në megatech ose në dyqane me materiale ndërtimi.

•  Ngjisim njëherë 4 tuba me njëra tjetrën duke hedhur nga pak ngjitës në çdo anë.

•  Ne kemi zgjedhur një formë moderne duke ngjitur 4 tuba të vegjël me njëra tjetrën me 3 katë.

•  Lijeni të thahen.

Rafti është gati vendosni këpucët.

Total 3 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?