Edhe pse ne i duam shumë kafshët tona shtëpiake mbajtja e tyre në shtëpi gjithmon vjen me sfida si përshembull mbajtja e shtëpisë dhe rrobave me aromë të pastër. Edhe nëse ju e lani dhe kujdeseni për kafshën tuaj aroma që ata lëshojnë ndonjëherë nuk është në dorën tuaj. Ju mund të ndiqni hapat e mëposhtëm për ta minimizuar atë.
1. Përdorni sodën e bukës për të hequr aromën nga divanet, kolltuqet tuaja.
Soda është një përthithës natyral i aromës që lëshojnë kafshët pra është shoku juaj më i mirë në të tilla rastë.
Gjithmon para se të përdorni sodën kontrolloni nëse copa e mobiljeve tuaja e pranojnë atë në mënyrë që të mos dëmtoni mobiljet.
• Hidhni pak sodë buke në pjesën ku ju mendoni se ka aromë dhe me një copë fërkojeni për disa çaste.
• Thitheni pjesën e ngelur të sodës me fshesë me korent ose me një copë tjetër.
2. Përdorni sodën për të hequr aromën ku kafsha juaj urinon.
Kjo është një mënyrë e mirë dhe për ta edukuar kafshën tuaj mos të urinoj më në një vënd të caktuar. Kafshët dhe sidomos qentë kanë tendencën të urinojnë në vëndet që ata përdorin shpesh dhe këtë gjë ata e specifikojnë nëpërmjet aromës.
• Nëse kafsha juaj ka urinuar atëhere me një leckë fshijeni zonën dhe hidhni pak sodë buke .
• Lijeni për disa minuta dhe fshijeni përsëri me leckë (jo me të njejtën copë).
3. Krijoni një sprajt për të neutralizuar aromën në rrobat tuaja.
Ky sprajt nuk ka aromë por neutralizon aromat e këqija.
• Merrni një shishe sprajt të zbrazur. Lajeni mirë para se ta përdorni.
• Hidhni 1 lugë gjelle sodë dhe 1 lugë gjelle uthull të bardhë.
Do të shihni që përzierja do të fillojë të shkumbojë.
• Pasi të ketë shkumbuar shtoni 2 gota me ujë.
• Tundeni për disa momente
• Spraj është gati për tu përdorur .