Si të zbardhim dhëmbët me kushte shtëpiake

2544

Egzistojnë disa mënyra efektive si ju ti zbardhni dhëmbët në kushte shtëpiake duke kursyer shumë të holla.

Sodë dhe lëng limoni

1.  Do tju duhen:

 Disa lugë sodë buke

•  Pak lëng limoni sa për të formuar një pastë

 Një furçë dhëmbësh

2.  Në varësi të masës që doni të bëni, përzieni disa lugë sodë buke dhe lëng limoni në një enë të vogël.

3.  Me një kartopecetë fshini dhembët në mënyrë që të hiqni pështymën.

4.  Lyeni furçën e dhëmbëve me përzierjen që sapo bëmë dhe fërkoni dhëmbët.

5.  Lejoni të veprojë për 1-2 minuta dhe shplajeni gojën me ujë.

 

Luleshtrydhe,kripë dhe sodë

Luleshtrydhet kanë një përqindje të lartë me vitaminë C e cila ndihmon në eliminimin e baktereve të cilat shkaktojnë zverdhjen e dhëmbëve. Ajo gjithashtu ka një enzime të quajtur Acid Malik e cila ndihmon në zhdukjen e njollave në dhëmbë. Kripa vepron si një gërryes dhe soda i jep pastrimin përfundimitar.

 

1.  Do tju duhen:

 3 Luleshtrydhe

 Pak kripë

 1 Lugë çaj sodë

2.  Shtypni luleshtrydhet me një lugë dhe shtoni kripën dhe sodën.

3.  Me një kartopecetë fshini pështymën e tepërt tek dhëmbët.

4.  Lyeni furçën me përzierjen dhe fërkoni dhëmbët.

5.  Lejoni që përzierja të veprojë për 5 minuta.

6.  Shplajeni gojën me ujë të rrjedhshëm.

Kryeni këtë proçedurë çdo natë dhe brënda një kohe të shkurtër do të shihni rezultate të shkëlqyera.

 

 

Total 4 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?