A keni një tufë me qirinjë të vjetër ne shtëpi? Apo ju ka ndodhur të keni hedhur një qiri të tërë vetëm se i është prishur fitili? A jeni një person i cili ka qejf të mësojë gjera të reja?
1. Mblidhni disa qirinjë të vjetër.
Mblidhni të gjithë qirinjtë e vjetër që keni në shtëpi ose nëse nuk keni shumë qirinj mund tu thoni dhe miqve tuaj tju sjellin qirinjtë e vjetër.
2. Gjeni një xhevze të vjetër.
3. Copëtoni qirinjtë në copa të vogla dhe hidhni një grusht në xhevze me zjarr të ulët.
4. Trazojini me një shkop derisa të kenë shkrirë plotësisht.
5. Përgatisni enën ku do ta fusni ndërkohë që qirinjtë shkrihen.
Fiksoni fitilin me pak qiri në fund të enës dhe anën tjetër rrotullojeni tek një laps ose shkop në mënyrë që fitili të qendrojë drejt.
6. Hidhni masën e lëngët në enë. Ruani pak nga masa e lëngët në xhezve.
7. Lëreni qiriun të ngurtësohet. Pasi të jetë ngurtësuar shtoni pjesën e mbetur në xhezve.
8. Futeni enën në frigorifer për 20-30 minuta.
9. Nxirreni qiriun nga ena.
10. Dekorojeni sipas dëshirës.