1. Jini romantike.
Është e vërtet që ne femrat presin gjithmon që mashkulli të jetë ai i cili të krijoj një ambient romanticiteti por ndonjëherë duhet ti marrim ne frenat në dorë dhe të krijojmë një ambient të tillë. Ku i dihet ndoshta herës tjetër do të jetë bashkëshorti i cili do tju presi me një darkë romantike me qirinj.
2. Ngjalleni jetën tuaj seksuale duke eksperimentuar.
Një nga disavantazhet e jetës martesore është që shpeshherë jeta seksuale fillon bëhet monotone. Të dyja palët duhet të bashkëpunojnë që ta bëjnë jetën seksuale më interesante.
• Mos vini orar dhe vendodhje.
Shpesh aktiviteti seksual në çiftet e martuara është bërë një akt që kryhet në krevat në një orë të caktuar duke u bërë në mënyrën figurative një tjetër detyrë për të kryer. Ngacmohuni gjatë ditës , mos vini kufij vendodhje apo orari. “Seksi i planifikuar nuk është seks” kështu janë shprehur një pjesë e madhe e meshkujve sipas një studimit nacional të sjelljeve seksuale.
• Plotësojani kërkesat që mund tju kërkojë bashkëshorti.
Shpesh shumë çifte nuk ndihen të plotësuar gjatë aktit pasi ata nuk shkëmbejnë preferencat e tyre. Diskutoni për preferencat tuaja sado e sikletshme mund te jetë. Fundja fundit gjithçka që ndodh mes jush mbetet mes jush.
3. Takohuni të paktën 1 herë në javë jashtë shtëpisë.
Këtë mund ta bëni kur të dy mbaroni punën dhe e lini të takoheni në një kafene apo restorant.
Bëni plane të shkoni në kinema apo edhe për një shëtitje të thjeshtë. Kjo do ta thyejë monotoninë e takimeve në shtëpi.
4. Dërgoni mesazhe flirtuese gjatë ditës.
• Dërgojini ndonjë foto sensuale e sapo dalë nga dushi.
• Merreni gjatë ditës në telefon thjesht për ti thënë “Të dua”.
• Kujdes: Mos e teproni me telefonata pasi shumica e meshkujve do të ndihen të cënuar në hapësirën e tyre personale.
5. Jepini hapësirë të mjaftueshme.
Kjo ndoshta është hapi më i vështirë për një femër. Lijeni të dalë pa e diskutuar shumë pse ose sa do vonohet. Meshkujt në përgjithësi kanë nëvojë për kohë përsonale ose me shoqerinë.
6. Mbajeni trupin në formë.
E vërteta e hidhur është që ta mbani një martesë të lumtur dhe të gjallë ju duhet të dukeni seksi. Shpenzoni pak kohë në palestër ose refuzoni ndonjëherë çokollatat tuaja të preferuara. Gjithmon jini estetike edhe në shtëpi.
7. Respektoni familjen e tij.
Një nga pikat e dobëta të meshkujve është familja. Edhe nëse nuk ju pëlqen mamaja e tij mos e tregoni veten. Ftojini ndonjëherë për kafe prindërit e tij ose sugjeroni që ti vizitoni. Ai do tju respektojë dhe do tju dojë akoma më shumë.