1. Zgjidhni madhesinë e freskueses tuaj.
Në varësi sa të madhe doni ta keni freskuesen zgjidhni dhe madhesinë e letrës.
Nëse do merrni një letër katrore atëhere freskuesja juaj do jetë sa 2/3 e madhësisë së letrës tuaj.
Në rastin tonë ne kemi marrë një letër 15×15 cm.
2. Palosni rreth 3cm-3.5cm të letrës dhe prijeni me gërshërë. Tashmë do të keni një drejtëkëndësh.
3. Përthyeni 1/3 e pjesës se sipërme .
Jini të kujdesshmëm që ti keni të puthitura mirë anët.
4. Përthyeni letrën vertikalisht mëdysh dhe hapeni përsëri.
5. Duke marrë për orientim vijën e përthyer më parë palosni anët përsëri më dysh.
6. Përsëriteni të njejtën gjë me dy anët e sapokrijuara.
7. Hapeni letrën përsëri.
8. Kthejeni letrën me 90°.
9. Bëni një përthyerje në fund të letrës nga brënda.
10. Vazhdoni me përthyerjen tjetër por këtë rradhë paloseni për nga jashtë.
11. Përsëriteni këto hapa deri sa ti mbaroni të gjitha palët.
12. Prisni një lidhëse rreth 15 cm që të shkoj me ngjyrën e freskueses.
13. Lidhni fundin e freskueses me të.
14. Vendoseni si dekor në vënde të ndryshme.