Si të bëjmë një fustan balerine (Tutu)

6270

Fustani balerinës Tutu i ka mbijetuar kohës dhe mund të themi që është silueta e pavdekshme e baletit por kush do të shtojë një fustan të tillë në garderobe apo do ta bëjë dhuratë mund ta bejë këtë për  më pak se një orë.

Mjetet

•  Llastik 1.3 cm të trashë dhe gjatësia të jetë sa beli i personit.

 Gërshërë të mprehta ose një prerëse rrotulluese dhe një rrugicë.

•  Makinë qepëse me një gjylpërë standarte 90/14.

•  Një tas ose një kavanoz të madh.

•  4.6 m copë fustani nusesh transparent për një tutu për fëmijë ose 6.4 m për adoleshent.

1.  Mateni belin me një llastik dhe zbrisni 5 cm.

Nëse po e bëni këtë si dhuratë dhe nuk e dini se sa është beli i personit, atëherë për bazë do të marrim moshën e saj (këtu nuk do të zbresim 5 cm).

•  0 deri 6 muajsh : 35.5 cm.

•  6 deri 12 muajsh : 41 cm.

•  12 deri 24 muajsh : 45.cm.

•  2 deri në 3 vjeç : 45.7cm.

•  4 deri në 5 vjeç : 50cm.

•  5 deri në 6 vjeç : 54cm.

2.  Për të krijuar belin, vini fundet e llastikut njëra mbi tjetrën 1.5 cm dhe qepini me makinën me gjylpërën  standarte në formë zigzake ose nëse nuk keni një makinë rrobaqepsie përdorni një gjylpërë dorë për ti qepur.

3.  Vijeni llastikun e qepur përreth një kavanozi apo tasi të madh.

4.  Vendosni sa i gjatë do të jetë tutuja juaj dhe atë numër shumëzojeni me 2 dhe pastaj shtojini dhe 5cm. Prisni shirita të copës nga 15.2 cm të gjera dhe me gjatesi nga ajo që matëm. Ju e shumëzoni me 2 sepse do te palosni në gjysëm çdo shirit të copës. Përdorni një prerëse rrotulluese ose nëse skeni përdorni gërshërë të thjeshta. Duhet të prisni të paktën 2 shirita për çdo 2.5cm të belit. Përshembull : Nëse beli juaj është 51 cm atëherë ju do tju duhen 40 shirita.

Nëse nuk keni përmasat e sakta të belit të personit, atëherë mund të perdorni këto parametra të bazuar në raste të tjera:

•  0 deri 6 muajsh : 16 shirita.

•  6 deri 12 muajsh : 18 shirita.

•  12 deri 24 muajsh : 20 shirita.

•  2 deri 3 vjeç : 22 shirita.

•  4 deri 5 vjeç : 24 shirita.

•  5 deri 6 vjeç : 26 shirita.

5.  Përthyeje një shirit në gjysëm dhe të palosur fute poshtë llastikut, nga poshtë lartë, në mënyrë që të formojë një fjongo.

6.  Kapni fundet e shiritit dhe kalojini përmes fjongos.

7.  Tërhiqni fundet e shiritit dhe kalojini përmes fjongos. Përsëriteni këtë proçes derisa të shkoni përsëri te shiriti fillestar.

Dhe kështu mbaruam së bëri Tutun.

Kënaquni me fustanin magjik.

Total 6 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?