Si të bëjmë një topuz të çrregullt

3063

1.  Përgatisni flokun.

•  Kriheni flokun për të hëqur nyjet.

2.  Tërhiqeni flokun lart duke filluar ta kapni që nga para me një dorë. Mbajeni flokun në vëndin ku doni ta keni topuzin.

•  Meqënëse ky është një topuz i çrregullt, kur ti tërhiqni sipër mos i krihni flokët me furçë ose krëhër thjesht kaloni gishtat për ti rregulluar.

•  Për të krijuar një pamje të sofistikuar tërhiqeni flokun në mes të kokës.

•  Për të krijuar një pamje më profesionale tërhiqeni flokun në qëndrën e prapme të kokës.

•  Ju mund të eksperimentoni me pozicionin e topuzit tuaj sipas dëshirës dhe tipit tuaj.

3.  Lidhini në pozicionin e vendosur me një lidhëse (ose ndryshe bisht).

•  Zakonisht do të duhen rreth tre kalime të lidhëses për ti kapur. Mos i shtrëngoni  fort me lidhëse, lijeni sa më të lirë për të krijuar një pamje sa më të çrregullt.

4.  Krijoni topuzin.

•  Lidheni topuzin si zakonisht por mos e shtrëngoni fort. Rrotullojeni flokun rreth lidhëses 2-3 here dhe sigurojeni me karfica (karfica të zeza të mëdha). Mos u shqetësoni nëse pamja e topuzit në fillim është më i çrregullt seç duhet, thjesht vazhdoni ta stiloni topuzin me karfica. Nxirrni disa fije floku për pamje më të çrregullt.

5.  Hidhni llak.

•  Përfundojeni duke hedhur pak llak në mënyrë që topuzi të mbaj sa më shumë.

•  Mund të shtoni ndonjë aksesorë por kjo varet sipas dëshirës personale.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?