A keni përfunduar ndonjëherë duke blerë shumë vazelinë apo keni qënë kurioz se si të bëni vazelinë? Është shumë e thjeshtë dhe tmerrësisht e lirë (ju do të kurseni shumë të holla).
1. Blini një bllok me fletë dylli.
• Sigurohuni që të jetë e sigurt për lëkurën tuaj në mënyrë që të shmangni ndonjë reaksion të mundshëm.
2. Vendoseni fletën e dyllit në një tas me vaj ushqimor.
Vaji mund të jetë:
• Vaj ulliri
• Vaj lule dielli
3. Shkrijeni ketë përzierje në një mikroval.
• Kjo do ta kthejë fletën e dyllit në një masë të lëngshme e cila do të veprojë me vajin.
4. Lëreni përzierjen të ftohet.
• Mund ta vendosni përzierjen në frigorifer që të ftohet më shpejtë.
5. Përdoreni vazelinën.
Futeni vazelinën në tuba. Jini kreativ dhe personalizojeni markën tuaj të vazelinës.