Nëse jeni lodhur nga përdorimi i tepërt dhe shkatërrimi i flokëve nga piastra apo tharësja, dhe dëshironi që të keni flokë të mrekullueshme dhe të drejta, atëherë duhet të provoni një nga këto trajtimet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Të gjithë janë të lirë dhe mund t’i zbatoni ato në shtëpi, pa pasur nevojë për shumë përgatitje, ndërsa rezultati është mahnitës ku do të keni flokë të drejta dhe të rregulluara si në sallonet e bukurisë, e për më tepër do të jenë të shëndetshme dhe të ushqyera mirë.
Vaj i Arrës së Kokosit
1- Për këtë trajtim ju duhet vaj kokosi dhe vaj ulliri të cilët duhet t’i përzieni bashkë.
• Në vend të vajit të ullirit mund të përdorni edhe vaj bajamesh.
2- Lagni duart me këtë përzierje për ta aplikuar më lehtë në flokë.
3- Aplikojeni në flokë të thatë.
4- Bëni kujdes që të lagni sidomos majat e flokëve.
5- Krihini flokët pasi ti keni lagur dhe kapini me kapëse.
6- Mbështillini me një peshqir të ngrohtë .
7- Lajeni pas 45 minutave. Thajini dhe flokët do ti keni më të buta dhe të drejta.
Mjaltë dhe Qumësht
Mund të përdorni vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht.
1. Sa i përket kombinimit, përzieni qumështin me mjaltin dhe për efekt më të mirë shtoni luleshtrydhe (dredhëza) ose banane (opsionale).
2. Në një spraj shishe hidhni përziejen e qumështit.
3. Spërkatni flokët mirë sidomos rrënjën dhe majat.
4. Kriheni mirë flokun dhe lijeni përzierjen të veprojë rreth 20-30 minuta.
5. Shpëlajeni flokun mirë.
6. Nëse keni flokë kaçurrela ose me shumë onde efekti nuk do të jetë dhe aq i dukshëm por kjo kurë e ushqen dhe ndikon në zgjatjen e flokëve.
Uthull molle
1. Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë.
2. Hidheni në një spraj shishe.
3. Aplikoni në flokë të lagur dhe masazhoni ato.
4. Lëreni të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlani flokët.
Vaj Ulliri dhe vezë
1. Për këtë kurë janë të nevojshme dy të bardha vezësh dhe vaj ulliri.
Shënim: Të verdhat e vezëve janë opsionale.
2. Përzieni masën me një pirun.
3. Aplikojeni në flokët tuaj sidomos në majat.
4. Lëreni të veprojë për 1 orë.
5. Shplajeni mirë.
6. Thajeni me tharëse dhe shikoni rezultatin.
Limon dhe Kokos
Një tjetër recetë për flokë të buta dhe të drejta është me anë të limonit dhe vajit të kokosit.
1. Vajin futeni në mikroval për 1 minutë.
2. Shtoni lëng limoni dhe ftohni masën e përzier në frigorifer.
3. Shtresa e butë që formohet në krye të masës aplikohet për masazhim të flokëve.
4. Mbuloni flokët me peshqir dhe lejojeni të veprojë për 1 orë .
5. Shpëlani flokët mirë.
6. Thajini me tharëse dhe shikoni rezultatin.