Si të eleminojmë pikat e zeza në fytyrë (3 metoda)

1950

Pikat e zeza janë shpesh herë të turpshme pasi ato tregojnë papastërti në fytyrë. Këtu janë disa mënyra si mund ti heqim ato.

 

Metoda 1.

Poret e pikave të zeza zgjerohen me nxehtësi. Për këtë arsye mënyra e parë e eleminimit të pikave është me avull uji.

Me avull të nxehtë.

1.  Në një enë zieni pak ujë.

2.  Lajeni fytyrën mirë.

3.  Merrni një peshqir dhe hidheni mbi kokë dhe mbajeni fytyrën sipër enës në mënyrë që avulli të përqendrohet mbi fytyrë.

•  Qëndroni kështu për 20 minuta.

4.  Shkoni në pasqyrë dhe me një pambuk ushtroni pak forcë mbi zonat me pika të zeza.

•  Duart duhet të jenë të pastra dhe të disifektuara.

5.  Shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe disifektojeni.

 


 

Metoda 2.

Me Scrub.

Scrubi është një produkt mjaft i shtrenjtë por ai mund të përgatitet dhe në kushte shtëpie.

1.  Mundohuni të gjeni sheqer të trashë të ashpër dhe hidheni në një enë.

2.  Shtoni të bardhat e vezëve në enë dhe përzieni.

3.  Aplikojeni përzierjen në fytyrë.

 

•  Fërkojeni fytyrën me këtë scrub për disa minuta.

photodune-1898649-beautiful-woman-applying-natural-homemade-facial-mask-l-e1393024482488

4.  Shplajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

 

•  Kjo metodë mund të përsëritet 2-3 herë në muaj.

Keeping my skin clean

Keeping my skin clean

 


 

Metoda 3.

Maska me të bardha vezësh.

1.  Në një enë rrihni 2-3 të bardha vezësh.

2.  Aplikoni vezën e rrahur në zonat problematike.

 

3.  Merrni disa peceta të prera dhe vendosini mbi zonën e lyer.

•  Prisni derisa te thahet.

4.  Hiqini pecetat me kujdes.

5.  Shplajeni fytyrën me ujë të freskët.

 

Woman splashing face with water above bathroom sink

Woman splashing face with water above bathroom sink

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?