1. Mosha është ndër kushtet e lindjes natyrale
Shumica e mjekëve janë të mendimit se mosha më e përshtatshme e lindjes së fëmijës është 25 -29 vjeçe. Femrat në këtë moshë mund të realizojnë më lehtësisht lindjen natyrale. Me rritjen e moshës, do të shtohet vështirësia e lindjes natyrale.
Nënat në mosha të mëdha mund të kenë më shumë sëmundje si hipertensioni, diabeti, sëmundje zemre etj, të cilat shtojnë mundësinë e operacionit çezarian.
2. Kontrolli i peshës gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë lindjen natyrale.
Foshnja me peshë mbi 4 kilogramë do të shtojë vështirësinë e lindjes. Fetusi mbipeshë lidhet me ushqimet e tepërta, konsumin e yndyrave të shumta dhe mungesën e stërvitjes. Përveç kësaj, diabeti i nënës mund të shtojë riskun për lindjen e një fëmije mbipeshë. Nëna duhet të kontrollojë peshën e vet gjatë shtatzënisë. Rritja reale e peshës është: rritja e 2 kg brenda 3 muajve të parë, rritja e 5 kg përkatësisht në fazën e mesme të 3-6muajve dhe në fazën finale të 6-9 muajve, domethënë rritja e përgjithshme e peshës prej 12 kilogramesh gjatë shtatzënisë. Duhet të shmanget rritja e peshës prej mbi 20 kilogramë, që mund të shkaktojë mbipeshën e fetusit.
3. Stërvitja e përshtatshme gjatë shtatzënisë lehtëson lindjen e fëmijës.
Stërvitja gjatë shtatzënisë favorizon jo vetëm kontrollin e peshës së nënës, por edhe lindjen më të lehtë natyrale, meqenëse stërvitja mund të rrisë forcën e tërheqjes, elasticitetin e muskujve të barkut, muskujve të prapëm dhe të legenit. Këto teknika mund të favorizojnë lehtësimin e muskujve, dhe në këtë mënyrë lindjen më të shpejtë të fëmijës. Stërvitjet mund të lehtësojnë lodhjen dhe tensionet e nënave të ardhme, duke forcuar besimet e lindjes së suksesshme.
Gjatë stërvitjes, nënat edhe t’u kushtojnë vëmendje të madhe kohës, vëllimit dhe punëve përgatitore të stërvitjes, për ta parandaluar lodhjen e tepërt. Përveç kësaj, femrat që kanë përvojat e abortit dhe të lindjes së parakohshme të fëmijës, nuk duhet të zhvillojnë stërvitjet gjatë shtatzënisë.
Disa sugjerime për stërvitjet e përshtatshme:
• Shëtitje.
Shëtitja është e përshtatshme për çdo grua shtatzënë. Është më mirë që të bëni shëtitje në ambientin me ajër të freskët, si pyje, park etj. Mund të ecni ngadalë në fillim dhe të rritni ritmin hap pas hapi. Vishni këpucë me shuall të butë për shëtitje. Është mirë të bëni përditë stërvitje.
• Noti.
Ky sport është shumë i përshtatshëm për shumicën e femrave shtatzënë. Kjo stërvitje rrit forcën, durimin dhe lakueshmërinë e trupit, si dhe përmirëson humorin, duke përmbajtur një gjendje të shëndetshme psikologjike gjatë shtatzënisë. Por duhet të kontrolloni kohën e notit dhe temperaturën e ujit për të shmangur spazmën e muskujve.
• Joga.
Joga mund të rrisë forcën fizike dhe forcën e tërheqjes së muskujve, të shtojë ekuilibrin e trupit, duke ngritur lakueshmërinë e trupit.
Përveç kësaj, joga mund të stimulojë dhe të përmirësojë sekretimin e hormonit, të shpejtojë qarkullimin e gjakut dhe t’i mësojnë femrat metodat e frymëmarrjes për lindjen e fëmijës.
Por, stërvitjet e jogas ndahen në nivele të ndryshme sipas forcës së stërvitjes.
Gratë shtatzëna duhet të përzgjedhin stërvitjet e lehta dhe të përshtatshme për to.
Parimi më i rëndësishëm kur bëni joga është se duhet të dëgjoni zërin e brendshëm dhe të lëvizni koordinuar me frymëmarrjen.
4. Analizat para lindjes.
Në kohët e sotme, shumë vende të zhvilluara e kanë si rregull të bëjnë analizat para lindjes për çdo shtatzënë.
Këto analiza japin informacione mbi shëndetin e nënës dhe fetusit.
5. Përgatitjet para lindjes.
Gruaja shtatzënë duhet të bëjë gjumë të mjaftueshëm dhe të konsumojnë ushqimet me energji të pasur si qumësht, vezë etj, për të rezervuar forca fizike.
Në orët para lindjes, femra shtatzënë duhet të ruajë qëndrueshmërinë e humorit.
Kur fillojnë reagimet e kontraktimeve, duhet ta inkurajojë veten që mund të lindë fëmijën me sukses.
Në fakt, besimet dhe qëndrueshmëria e humorit mund të ndërtohen nëpërmjet mësimit të më shumë informacioneve mbi shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës.