Në këtë periudhë të dimrit, kur gripi stinor është kthyer në një rrezik për të gjithë dhe na ka vënë në shtrat të paktën një herë të gjithëve, duhet që ta forcojmë trupin me ushqime sa më të pasura me vitamina, fibra, hekur dhe minerale.
Kjo recetë jepet nga specialistët italianë të dietologjisë në një studim të tyre të fundit, ku pohojnë se gripi mund të luftohet nga një dietë e ekuilibruar, e balancuar, në mënyrë të tillë që të forcojë sistemin imunitar me marrje vitaminash dhe antioksidantë të tjera si dhe ushqime të pasura me energji dhe lëndë ushqyese.
1. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë vitaminën A .
Ajo gjendet në perimet sezonale,si dhe në perime si:
• Spinaqi.
Mund të thuhet se është një central elektrik i mbushur me të gjitha llojet e vitaminave (A, C, E, K, B6) pastaj mangan, kalcium, selen, riboflavin, hekur, niacin dhe zink.
• Cikorja.
Cikorja përmban shumë vitaminë A dhe C përveç se kalcium, fosfor, hekur, karbohidrate e cila me vlerat e saj pastruese stimulon oreksin, rregullon funksionimin e zorrëve, mëlcinë dhe veshkat.
• Kungulli.
Kungulli është një nga burimet e natyrës që përmban Alfakaroten (carotenoid që konvertohet në retinol , formë e vitaminës A) .
Përveç vitaminës A kungulli përmban dhe vitaminat C dhe E, B5, kalium, magnez etj.
• Karrota.
Karrota përmban acid pantothenik, mangan, fibra dietike, vitaminat (A, B6, K, C) dhe bakër.
• Brokoli etj.
Brokoli është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Përmban vitaminë A në formë të beta-karotenit.
Një brokol i mesëm përmban më shumë vitamin C sesa një portokall. Brokoli është burim i pasur i Vitaminës të grupit B si : B1, B2, B3, B5, B6, B9 (acid folik). Në përmbajtjen e brokolit është e pranishme edhe vitamina K. Mineralet të cilat gjenden në sasi të madhe në brokoli janë: hekuri, kalciumi, kaliumi, magneziumi dhe zingu.
Brokoli është i pasur edhe me fibra.
2. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë vitaminën B .
Vitamina B është ajo që e ndihmon trupin në transformimin e ushqimeve në energji dhe gjendet vecanërisht në :
• Drithëra.
Drithërat përmbajnë vlera si vitamina B, zink, hekur, proteina.
• Mishi i kuq.
Mishi i kuq përmban vlera si proteina, hekur, zink, vitamin B dhe B12.
• Perimet me gjethe jeshile (lulelakër, brokoli, spinaq).
• E verdha e vezës.
E verdha e vezës përmban vlera si hekur, kalium, selenium, vitamin A, B, D, kolinë, biotinë.
• Qiqrat etj.
Qiqrat përmbajnë vlera si proteina, fibra, hekur, Vitaminë B , B-6, magnez.
3. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë vitaminën C.
Vitamina C gjendet kryesisht në:
• Fruta të freskëta.
• Agrume etj.
4. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë vitaminën D.
Vitamina D mbështet mirë sistemin imunitar dhe humorin, e për shkak të mungesës së diellit në dimër, ju duhet ta merrni atë në ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të saj, si :
• Peshku.
Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojnë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njekohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Peshku përmban vitamin D dhe D-3.
• Qumështi.
Qumështi përmban vlera si proteina, yndyrna, karbohidrate, kolesterol, kalcium, vitaminat A , B-12, D, K, biotin, jod, magnez, kalium etj.
• Veza.
Veza përmban vlerat si vitaminat A, D, E, B-12, proteina, hekur, omega 3, kolesterol etj.
4. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë hekur dhe fibra.
Bishtajoret si :
• Fasule.
Fasulja përmban më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera.
Fasulja përmban edhe vitamina të shëndetshme për zemrën dhe antistres, vitamina B, hekuri, kalciumi.
Ato përmbajnë hekur dhe janë të pasura me fibra që ndihmojnë trupin për të luftuar mbingarkesën.
• Bizele.
Ato përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C, kalium dhe fibra, hekur, proteina.
• Thjerrëza.
Thjerrzat përmbajnë vlera si karbohidrate, sheqerna, proteina, vitaminat C, B-1, B-2, B-3, B-5, kalcium, hekur, magnez, zink etj