1. Ndërrojeni ujin shpesh.
Ndërrojeni ujin çdo ditë për të rritur jetëgjatësinë e luleve. Gjithashtu sigurohuni që të keni larguar çdo mbeturinë të mundshme në vazo para se të shtoni ujin e freskët për të minimizuar shtimin e baktereve .
2. Shkurtojeni kërcellin.
Prijeni kërcellin çdo herë që ndërroni ujin. Për prerjen e kërcellit përdorni gërshërë ose thikë të mprehtë dhe kryeni një prehre prej 45º në mënyrë që të rrisni sipërfaqjen e thithjes së ujit.
Ky hap është i domosdoshëm sidomos në lule sipuna e trëndafilit.
3. Mbajini lulet larg burimeve të nxehtësisë.
Mbajini lulet larg diellit, sobës ose çdo burimi tjetër nxehtësie. Gjithashtu sygjerohet që lulet most ë mbahen në të njejtin ambient me fruta pasi ato të fundit lëshojnë gaz etilen që shkaktojnë vyshkjen.
4. Hiqini lulet e vyshkyra
Hiqini menjëherë lulet e vyshkyra sa ti vini re ato pasi gazi etilen që ato leshojnë mund të shkaktojë një reaksion zinxhir për lulet e tjera.
5. Përdorni lëng të gazuar.
• Në një vazo me lule, hidhni 60 ml lëng të gazuar (çfarëdo lloji).
Sheqerin që e përmban lëngu i gazuar zgjat freskinë dhe jetëgjatësinë e luleve tuaja.
Nëse keni vazo të tejdukshme dhe nuk dëshironi që uji të duket me ngjyrë, atëherë mund të përdorni lëngje të gazuara si: Sprite, Tonik apo 7up.
6. Përdorni Llak për flokë.
Ashtu sikur mban në formë modelimin tuaj të flokëve, ky mund të ndihmojë lulet tuaja të duken për një kohë më të gjatë të freskëta.
• Largohuni nga buqeta me lule rreth 30 centimetra dhe spërkatni me llak flokësh gjethet dhe petalet.
7. Përdorni Uthull molle.
• Përzieni dy lugë uthull molle me dy lugë sheqer.
• Masën e fituar hidheni në vazon me ujë, para se të vendosni lulet.
• Ndërroni ujin çdo dy ditë (duke ia shtuar edhe përzierjen e lartpërmendur), me qëllim që t’ju zgjasin lulet sa më gjatë të freskëta.
8. Përdorni Vodka.
Për t’i bërë lulet të duken të freskëta për një kohë sa më të gjatë, është e nevojshme që rritja dhe zhvillimi i baktereve të mbahen në minimum.
• Në një vazo me ujë, shtoni disa pika vodka (alkooli e ngadalëson rritjen e baktereve) si dhe një lugë çaji sheqer (për ta ushqyer lulen).
• Ujitni çdo dy ditë duke shtuar vodkën dhe sheqerin.
9. Përdorni Aspirina.
Trëndafilat dhe llojet tjera të luleve, qëndrojnë të freskëta më gjatë nëse praktikoni këtë metodë.
• Në një vazo me ujë, shtoni një aspirinë të grimcuar para se t’i vendosni lulet në të.
• Ndërroni ujin çdo dy ditë.
10. Përdorni Sheqer.
• Tretni tre lugë sheqer dhe dy lugë uthull alkooli në një litër ujë të ngrohtë.
• Kur të mbushni vazon, sigurohuni që lulet të mbulohen me ujë 7 – 10 centimetra.
Do të mahniteni se sa gjatë do të qëndrojnë të freskëta lulet tuaja.