Çdo grua dëshiron që të ketë një formë fizike të përkryer gjatë gjithë jetës. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk është e mundur në shumicën e rasteve. Rënia e gjoksit është një proces i natyrshëm që ndodh në njëfarë moshe kur gjoksi e humbet përkulshmërinë dhe elasticitetin e tij.
1. Kuptoni cilat janë shkaqet e rënies së gjoksit
Muskujt, yndyra, indet lidhëse dhe gjendrat e qumështit janë disa nga faktorët që ndikojnë në rënien e gjoksit. Zakonisht kyfenomen ndodh pas të 40-ave, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Sipas studimeve të ndryshme, është e natyrshme që kur një grua arrin të 30-at e më vonë lëkura bëhet më e lirshme dhe fillojnë shenjat e plakjes. Shtatzënia është një faktor tjetër që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç këtyre, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë, mangësitë ushqyese, veshja e sutjenave të ngushta etj.
2. Mbani një peshë optimale.
Lëkura, sidomos gjoksi humbet elasticitetin kur humbisni peshë, sepse humbet masë yndyrore në një mënyrë të shpejtë dhe zona e gjoksit është më problematikja lidhur me këtë fakt.
3. Pini shumë ujë.
Lëkura dhe qelizat e saj janë të përbëra kryesisht nga uji. Mungesa e ujit e bën lëkurën të duket më e tkurrur dhe pa jetë. Kur nuk pini ujë në mënyrë të mjaftueshme mund të çojë në plakjen e parakohshme të lëkurës dhe humbet qëndrueshmëria e saj.
4. Ushqehuni mirë.
Mangësia e nje diete me vitamina dhe proteina gjithashtu çon ne rënien e gjoksit pasi ato janë të domosdoshme për rritjen dhe qendrueshmërinë e gjoksit . Është e domosdoshme te hani ushqime qe kanë përmbajtje të larta me vitamina, proteina, minerale, karbohidrate dhe yndyran të tretshme. Ju duhet të përfshini në dietën tuaj të përditshme ushqime si :
• Domatja
• Brokoli
• Lulelakra
• Qepa
• Lakra etj
5. Konsumoni shegë.
Ky frut është konsideruar një përbërës i mbrekullueshëm kundër plakjes dhe ndihmon në parandalimin e rënies së gjoksit. Gjithashtu vaji i farës së shegës është shumë i pasur me phytonutrients që ndikojnë në forcimin e gjoksit.
6. Bëni ushtrimë për gjoksin.
Disa nga ushtrimet që parandalojnë rënien e gjoksit si dhe e forcojnë dhe e bejne atë më të tonifikuar janë :
• Grushtim kryq me gira.
1 set nga 15
• Ulje ngritje me një prekje shtesë të shpatullave
2 sete nga 6
• Shtrirë duke rrotulluar girat
1 set nga 15
• Gjuajtje Shtrirë.
2 set nga 7
• Lëvizja e girave në formë rrethore
1 set nga 15
• Ecje në pozicion ulje ngritjeje.
2 sete nga 8
• Flutura.
3 sete nga 6
• Ulje në karrige.
2 sete nga 7
• Rrotullimi i shpatullave.
1 set nga 15
6. Bëni maska për gjoksin.
Sikurse maskat e fytyrës maskat e gjoksit e ndihmojne lëkurën të rrigjeneroheT. Maska që do të listojmë më poshtë këshillohen të bëhen të paktën 1 herë në javë për rezultate sa më efektive.
• Përbërësit
1 Lugë Gjelle Vaji vitamine E (mund ta gjeni në farmaci)
1 Lugë Gjelle jogurt
1 Vezë
• Përzieni të gjitha kto derisa të keni formuar një masë si pastë.
• Aplikojeni në gjoks duke e masazhuar mirë në mënyrë që të ketë ëfëkt maksimal.
• Shplajeni me ujë të ftohtë.
6. Masazhoni gjoksin.
• Masazhoni te paktën 2-3 herë në javë gjoksin me vajë ulliri ose vajë kokosi.
Masazhi bën të mundur një qarkullim më të mirë të gjakut, stimulon rritjen e muskujve dhe pakëson rënien e gjoksit.
• Masazhi me akull është një tjetër alternativë për parandalimin e rënies së gjoksit.
Me disa guba akulli fërkoni sipërfaqen e gjoksit duke i masazhuar përreth 1 minutë.
6. Mos mbani sutjena të ngushta.
Zgjidhni masën e përshtatshme për gjoksin tuaj. Sutjenat me numër të vogël ngushtojnë enët e gjakut rreth gjoksit dhe e dëmtojnë atë.
6. Mos pini duhan dhe mos e teproni me marrjet e rrezeve UV
Mos pini duhan dhe mos e teproni me marrjet e rrezeve UV.
Duhani dhe rrezet e teperta UV ndikojnë në rënien e gjoksit dhe këshillohet të mënjanohen sa më shumë.