1. Siguroni përbërësit e mëposhtëm :
• 175 g Biskota
• 75 gr Gjalp
• 225 gr Philadelphia cream cheese (krem djathi)
• 150 ml Jogurt me luleshtrydhe
• 150 ml Pana
• Disa luleshtrydhe
2. Vendosini biskotat në një qese me vakum dhe shkrumbojini ato me një petës.
3. Në një tigan ose tenxhere shkrini gjalpin.
4. Shtoni biskotat e shkrumbuara tek gjalpi i shkrirë dhe përzieni mirë.
5. Në një ene me diameter rreth 20 cm hidheni përzierjen dhe ngjesheni me një lugë në mënyrë që të formohet një bazë e fortë.
6. Vendoseni në frigorifer për 30 minuta derisa të forcohet.
7. Përzieni jogurtin dhe Philadelphia-n në një tas të madh.
8. Në një enë tjetër rrihni panën (në frulator) derisa të trashet në masën e duhur.
9. Bashkoni panën me jogurtin dhe filadelfien dhe përzieni mire derisa të behet një masë uniforme.
10. Hidheni përzierjen sipër bazes së biskotës dhe futeni për rreth 30 minuta të tjera në frigorifer.
11. Pritini luleshtrydhe pergjysëm dhe dekorojeni tortën sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!