1. Konrollo “Recycle Bin”.
Gjithçka që fshijmë përfundon në (kosh) “Recycle Bin”, prandaj gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kontrollojmë mos është akoma atje. Nëqoftëse jo atëhere vazhdoni më poshtë.

2. Gjejmë programin.
Në fillim duhet të shkarkojmë programin që na e bën të mundur kthimin e fotove, videove dhe dokumentave.
Hapni internetin dhe shkoni në faqen zyrtare të programit për ta shkarkuar atë, “piriform.com/recuva”.

3. Shkarkojmë programin.
• Mbasi kemi shkuar në faqen zyrtare, klikojmë “Download”.

• Tani klikojmë “Piriform.com”

4. Presim shkarkimin.
Klikimi i “Piriform.com” do të na çoj në një faqe tjetër dhe do të filloj të shkarkohet vetë. Presim të shkarkohet dhe e klikojmë.

5. Instalojmë programin.
• Klikojmë aty ku lexon “English” dhe klikojmë “Shqip”.

• Klikojmë “Next”.

• Klikojmë “Vazhdo”.

• Klikojmë “Vazhdo” përsëri.

• Klikojmë “No thanks” dhe “Vazhdo”.

• Presim Instalimin.

• Në fund klikojmë “Përfundo” dhe programi do të hapet.

6. Përdorimi i programit.
Tani do ta kemi programin në shqip gati për të rikthyer gjërat e fshira, prandaj nuk është nevoja të vazhdojmë më tutje sepse ka një përdorim mjaft të thjeshtë, mjafton të lexoni menynë kryesore për tu orientuar





