Si të ushqejmë një bebe

5622

Ushqyerja me gji

Në shumicën e rasteve, dhënia e gjirit kërkon një periudhë përshtatjeje disaditore. Pasi të keni gjetur pozicionin më të përshtatshëm për ta mbajtur foshnjën gjatë ushqyerjes me gji, mund t’i shijoni plotësisht këto çaste të çmuara.

1.  Ulur në karrige.

•  Mbështeteni mirë shpinën te shpinorja e karriges dhe, nëse është e nevojshme, vendosni një jastëk, në mënyrë që të mos jetë e nevojshme të përkuleni mbi foshnjën.

 Mbajini gjunjët të përthyer, ndërsa këmbët ngrijini dhe mbështetini diku, ose, nëse nuk keni ku t’i mbështesni, kryqëzojini me njëra-tjetrën.

 Vendoseni kokën e foshnjës në pjesën ku përthyhet parakrahu.

 Nën trupin e saj mund të vendosni një (ose dy) jastëkë, në mënyrë që foshnja të jetë ngjitur me trupin tuaj dhe në lartësinë e gjirit.

young mother breast feeding her child. This image has attached release.

2.  Shtrirë.

 Shtrihuni mbi shtrat e kthyer anash.

 Nëse është e nevojshme mund të përdorni një jastëk për të ngritur pak krahun me të cilin mbani foshnjën.

 Është mirë që pjesa e qafës të jetë e shtendosur, prandaj mbështeteni kokën mbi një jastëk (mund ta mbështesni edhe mbi krahun tuaj të mbledhur).

 Vendoseni foshnjën mbi shtrat, ngjitur me trupin tuaj: fytyra e saj të jetë e drejtuar nga gjiri , ndërsa barku i saj të prekë barkun tuaj. 

Guida e bebeve ok.pdf

3.  Ulur mbi divan.

 Uluni mirë mbi divan, me shpinë të mbështetur në jastëkë (ka edhe jastëkë të mbushur me sfera të vogla, që përdoren për t’u mbështetur gjatë dhënies së gjirit, të cilët do t’ju ndihmojnë të rehatoheni, si ju, ashtu edhe foshnja).

 Nuk duhet të ndiheni e tensionuar dhe duhet ta përkulni trupin tuaj përpara, pa u munduar.

 Mbajeni foshnjën tuaj ngjitur pas vetes, duke u kujdesur që veshi i saj, shpatulla dhe ija të jenë në vijë të drejtë.

Untitled-1

 

4.  Ushqyerja me gji në mënyrë efikase .

Cilido që të jetë pozicioni në të cilin do të qëndroni, kujdesuni që foshnja të jetë e mirëvendosur dhe të mos i duhet të kthejë kokën për të pirë gji. Në gojën e foshnjës nuk duhet të futni vetëm majën e gjirit, por, sa të mundeni, edhe një pjesë të lëkurës që e rrethon atë (zona me ngjyrë). Kontrolloni që buzët e bebes të jenë të përveshura nga jashtë rreth gjirit. Do të vëreni që tëmthat e bebes lëvizin me ritmin e thithjes, ndërsa kur gëlltitet, do të vëreni lëvizjet pas veshit.

Shënim :

Shpesh është e vështirë të hiqet gjiri nga goja e foshnjës, edhe kur është e ngopur, pasi ajo vazhdon të thithë për kënaqësi. Nëse përpiqeni ta tërhiqni gjirin përnjëherësh, ka rrezik t’ju çahet dhe të ndieni dhimbje. Për ta shmangur këtë përkëdheleni foshnjën në cepin e buzës, e cila do të hapet dhe kështu do të keni mundësinë ta tërhiqni gjirin butësisht.

maxresdefault

Shtrydhja e qumështit të gjirit

Nëse dëshironi të keni disa orë të lira në ditë apo t’i bëni pothuajse të plota orët e gjumit gjatë natës… atëherë mund ta shtrydhni paraprakisht qumështin e gjirit dhe ta ruani. Cilado që të jetë mënyra e zgjedhur, shtrydhja manuale apo ajo elektrike, mos u nxitoni derisa aparati të jetë i vendosur në mënyrën e duhur.

1.  Pompa elektrike e qumështit.

Ky është modeli që duhet të zgjidhni, nëse mendoni ta shtrydhni qumështin rregullisht. Kjo është pompa më efikase, por është e rëndë dhe zë shumë vend. Për lidhjen e biberonit me pompën ndiqni udhëzimet e përdorimit, të paraqitura në pjesën e pasme të aparatit, pastaj ndizni aparatin.

 

2.  Vënia në punë e pompës së qumështit

 Lani duart, rehatohuni dhe vendoseni hinkën mbi gjirin tuaj, duke u kujdesur që ta përfshini sa më mirë atë.

 Vëreni aparatin në punë, duke nisur me fuqinë më të ulët.

  Më pas shtojeni fuqinë rregullisht, thithja e qumështit nuk duhet t’ju shkaktojë dhimbje.

Untitled-1 copy

 

3.   Pompa manuale e qumështit

Kjo pompë është më e përshtatshme për një përdorim të herëpashershëm, është më e lehtë dhe zë më pak vend.

Lani duart përpara çdo përdorimi.

a

 

4.  Vendosja e pompës së qumështit.

  Zini një pozicion të rehatshëm, pastaj vendoseni hinkën mbi gji duke e shtypur, në mënyrë që ai të mbulohet sa më mirë.

  Vini pompën në punë, qumështi duhet të fillojë të rrjedhë në biberon.

Tips_for_Pumping_Breastmilk-046

Përgatitja e biberonit me qumësht pluhur

 

Ka lloje të ndryshme qumështi, por ai për muajt e parë është i përshtatshëm për nevojat e foshnjës së porsalindur (deri në 4-5 muajt e parë). Përdorni ujë të pagazuar, të blerë në shishe, ujë mineral ose burimi, pa fluor, me përmbajtje të lehtë minerale dhe ku cilësohet “i përshtatshëm për foshnja”.

1.  Mbushja e biberonit me ujë.

  Derdhni sasinë e nevojshme të ujit dhe ndiqni këshillat që ju ka dhënë mjeku.

Bëni kujdes që uji të arrijë në nivelin e duhur.

900px-Make-Powdered-Baby-Formula-Step-3

2.  Matja e sasisë së qumështit pluhur.

Shtoni sasinë e parashikuar të qumështit pluhur, duke numëruar një masë me qumësht pluhur të mbushur plot dhe jo me majë, për 30 ml ujë.

Përdorni cepin e kutisë së qumështit për ta rrafshuar masën dhe për të hequr pjesën e tepërt të qumështit.

I Do Not Want to Breast-feed Bottle-feeding your baby_3

3.  Hedhja e qumështit pluhur.

Bëjeni këtë me një veprim të vetëm dhe sa më afër grykës së biberonit, me qëllim që të mos derdhet qumështi në anët e tij.

900px-Make-Powdered-Baby-Formula-Step-5

4.  Mbyllja e biberonit.

  Vendoseni kokën e biberonit dhe unazën shtrënguese mbi grykën e biberonit.

  Por tregoni kujdes që të mos e shtrëngoni unazën shumë fort.

  Vendosni kapakun.

900px-Make-Powdered-Baby-Formula-Step-7

 

5.  Tundja.

Tundeni biberonin në mënyrë që të përzihen uji dhe qumështi.

Rrotullojeni atë duke e fërkuar mes duarve, por mos e tundni nga lart-poshtë, në mënyrë që të shmangni krijimin e kokrrizave.

900px-Make-Powdered-Baby-Formula-Step-6

6.  Kontrolli i temperaturës.

Nëse e keni ngrohur biberonin, derdhni pak qumësht në pjesën e brendshme të kyçit të dorës ose mbi pjesën e sipërme të dorës për të provuar temperaturën.

 

Shënim : 

Mos ngurroni t’i kërkoni bashkëshortit tuaj që ta ushqejë fëmijën, duke i dhënë biberonin. Kjo jo vetëm që do t’ju japë më shumë liri, por është edhe një mënyrë e mirë që babai të kujdeset për foshnjën, edhe pse mund të ndihet jo fort i zoti herët e para.

Dhënia e biberonit

Ju do t’i mësoni shumë shpejt veprimet e duhura dhe pozicionin e përshtatshëm për të ushqyer foshnjën me biberon. Thelbësore është që të ndiheni mirë si foshnja, ashtu edhe ju, për më tepër që gjatë muajit të parë, ajo ushqehet rreth 6 herë në ditë.

1.  Qëndrimi i duhur .

  Uluni në mënyrë të rehatshme: në një kolltuk, në një divan… dhe qetësisht.

  Merreni dhe mbajeni foshnjën mbi gjunjë, më pas mbështeteni në pjesën ku përthyhet parakrahu, në pozicion gjysmëndenjur, as shumë të shtrirë, as shumë ngritur.

  Ju mund të përdorni edhe një jastëk për të mbështetur krahun tuaj (ose një mbështetëse).

  Kujdes, mos harroni të ndërroni krahun herë pas here, në mënyrë që të mos ju mpihet.

baby-bottle-131021

 

2.  Futja e biberonit në gojë.

  Afrojeni biberonin në drejtim të foshnjës.

  Nëse nuk e hap gojën vetë, përkëdhelni buzët e saj me majën e biberonit.

  Bëni kujdes që koka e biberonit të jetë gjithmonë e mbushur me qumësht, për të shmangur thithjen e tepërt të ajrit. Gjithashtu, kujdesuni që hunda e foshnjës të mos jetë e bllokuar dhe që ajo të marrë frymë lirisht.

  Kur foshnja thith, do të vini re krijimin e disa flluskave brenda biberonit; nëse ajo ndalet së piri, ndihmojeni që të gromësijë (shih në vijim).

  Nëse ajo thith, por qumështi nuk rrjedh, çlirojeni pak unazën shtrënguese të biberonit sa të marrë pak ajër.

  Nëse foshnja pi me rrëmbim, ndryshoni shpejtësinë e kokës së biberonit dhe bëni pak pushim.

image001

 

3.  Me binjakë.

Binjakët kërkojnë shumë më tepër organizim.

Këshillohet që ata të ushqehen sipas një orari të rregullt, në mënyrë që edhe nënës t’i krijohet mundësia për pak qetësi.

Por kjo gjë nuk është gjithmonë praktike sepse duhen pasur parasysh edhe ritmet natyrore të foshnjave.

amy3

4.  Cila është sasia e duhur e qumështit?

Pas daljes nga materniteti, në përgjithësi, një foshnjë pi në ditë 6-7 biberonë me nga 60 ml qumësht secili (njërin nga të cilët, gjatë natës). Më pas, biberonët kalojnë në sasinë 90 ml, për të arritur afërsisht në 120 ml, në fund të muajit të parë. Këto doza janë të përafërta dhe duhet të përshtaten me oreksin dhe me ritmet e rritjes së foshnjës. Gjithashtu, nuk duhet ta detyroni foshnjën ta përfundojë të gjithë sasinë e qumështit të biberonit, nëse ajo nuk do më.

Gromësima

Gjatë thithjes së biberonit, foshnja mund të thithë edhe ajër, por duke e ndihmuar që të gromësijë, ajo do ta nxjerrë ajrin që ka thithur. Gromësima mund të bëhet në fund të ushqyerjes me biberon ose edhe në mes të saj, nëse foshnja pi me shumë rrëmbim ose nëse nuk ndihet mirë: në të tilla raste, ajo shtrëngohet dhe prish fytyrën.

1.  Mbështetja mbi sup .

Ky është pozicioni më i shpeshtë.

  Vendosni një pecetë ose një grykashkë mbi supin tuaj, pasi ka raste që gogësima shoqërohet me nxjerrje ushqimi.

  Ngrijeni foshnjën vertikalisht, me kokën lart, të mbështetur mbi supin tuaj.

  Bjerini lehtë mbi shpinë ose fërkojeni.

  Nëse foshnja nuk gromësin, ecni me të në krahë, pas pak ajo do të gromësijë

maxresdefault (2)

2.  Në pozicion ndenjur .

  Kthejeni foshnjën me fytyrë nga ju, duke e mbajtur në pozicionin ndenjur.

  Me njërën dorë mbani kokën e foshnjës dhe me tjetrën, duke e mbajtur foshnjën, bjerini lehtë mbi kurriz.

  Kur foshnja të jetë më e rritur dhe të qëndrojë ndenjur vetë, ju mund ta mbani të ulur anash, me këmbët nga jashtë.

Guida e bebeve ok.pdf

3.  Shtrirë.

  Vendoseni foshnjën përmbys, të shtrirë barkas mbi kofshët tuaja.

  Bëni kujdes që koka e fëmijës të jetë më lart se trupi, në mënyrë që të mos i vijë ushqimi në gojë.

  Me njërën dorë mbani kokën e bebes, ndërsa me tjetrën fërkojini shpinën.

Guida e bebeve ok.pdf

 

 

Pastrimi dhe sterilizimi i biberonit.

Higjiena rigoroze është e domosdoshme, veçanërisht në 6 muajt e parë. Pavarësisht nga fakti nëse e sterilizoni apo jo biberonin, pastrimi me kujdes i enës dhe i kokës së biberonit pas çdo përdorimi duhet t’ju kthehet në zakon.

1.  Biberoni.

  Nëse foshnja nuk e ka pirë të gjithë qumështin, zbrazeni biberonin dhe shpëlajeni.

  Më pas lajeni me ujë të ngrohtë dhe me detergjent enësh, duke përdorur furçën për të hequr çdo mbetje të mundshme të qumështit. ( Mos e fusni furçën në biberonin e mbushur plot me ujë, pasi mund të spërkateni.)

  Më pas shpëlajeni mirë dhe lëreni të thahet.

  Biberonin dhe pjesët e tij mund t’i lani edhe në makinën larëse të enëve, por këshillohet që t’i shpëlani përsëri për të hequr çdo mbetje të detergjentit larës.

image001 (1)

 

2.  Koka e biberonit.

  Shkëputeni kokën e biberonit nga unaza shtrënguese.

  Me një furçë të vogël, posaçërisht për një përdorim të tillë, pastroni me kujdes kokën e biberonit, unazën shtrënguese dhe kapakun, ashtu siç vepruat me biberonin.

11001bu_alt3_1

3.  Respektoni disa rregulla pastërtie

  Lani duart rregullisht para se të përdorni biberonin dhe pjesët e tij, edhe kur i keni për t’i larë.

  Para se të vendosni diku pjesët e ndryshme të biberonit, mos harroni të pastroni sipërfaqen ku do t’i vendosni.

  Për t’i fshirë përdorni më mirë një pecetë njëpërdorimshme, sesa pecetën e zakonshme të kuzhinës.

  Sigurohuni që biberoni të jetë i tharë mirë para se të përdoret.

4.  Sterilizimi në ujë të nxehtë.

  Cilado qoftë mënyra e sterilizimit, ju duhet fillimisht të pastroni, të shpëlani dhe të kulloni biberonët, kokat e tyre, unazat shtrënguese dhe kapakët.

  Sigurohuni që të mos ketë mbetur asnjë shenjë qumështi.

  Më pas vendosini brenda në enën sterilizuese, bashkë ose të ndarë në grupe.

  Biberonët duhet të kthehen përmbys dhe të zhyten në ujë.

  Mbulojeni enën me kapakun e saj, futeni në furrën me mikrovalë dhe ndiqni udhëzimet e përdorimit për fuqinë dhe kohëzgjatjen.

  Në përgjithësi, sterilizimi zgjat rreth 10 minuta.

Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe praktike, por duhet të keni mikrovalë! Edhe nëse do të përdorni një sterilizues elektrik, sterilizimi do të zgjasë rreth 10 minuta, por kjo mënyrë kushton shumë dhe zë më shumë vend.

  Gjithashtu, ju mund t’i vendosni biberonët dhe pjesët e tyre në ujë që vlon, duke i lënë përkatësisht 30 dhe 15 sekonda. Kjo është mënyra më pak e kushtueshme, por nuk është shumë praktike.

Z0024202

5.  Sterilizimi në ujë të ftohtë.

  Shtoni një tabletë sterilizuese (ose solucionin) në enën ku janë vendosur biberonët dhe pjesët e tyre të mbuluara me ujë (kontrolloni që ata të jenë plotësisht të zhytur në ujë dhe të mos jenë mbi njëri-tjetrin).

  I lini në këtë tretësirë për rreth 30 minuta (shikoni edhe kohën e treguar në udhëzimet e përdorimit).

  Kjo është mënyrë e shpejtë, ekonomike, por ndonjëherë shija e lehtë e klorit është paksa e vështirë për t’u hequr.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?