Gjatësia juaj varet shumë nga gjenet dhe mjedisi ku jetoni. Edhe pse shumica e faktorëve që përcakton gjatësinë tuaj është jashtë kontrollit, ka disa mënyra që ju mund të arrini potencialin tuaj maksimal të gjatësisë.
1. Siç thamë gjatësia juaj varet nga gjenet. Ju mund të bëni një llogari të përafërt sa mund të jetë gjatësia juaj e përcaktuar nëpërmjet formulës së mëposhtme:
• Nëse jeni mashkull:
(Gjatësia e babait + Gjatësia e nënës + 13 cm)/2
• Nëse jeni femër:
(Gjatësia e babait + Gjatësia e nënës – 13 cm)/2
Gjatësia e nxjerrë nga kjo formulë do të jetë gjatësia juaj +/- 10 cm.
Kjo nuk është një llogari absolute por është për të krijuar një ide të përafërt.
2. Mënjanoni konsumimin e produkteve që ngadalësojnë rritjen tuaj.
Meqënëse nuk ka shumë mënyra për ta rritur gjatësinë ne duhet të bëjmë çështë e mundur për ti mënjanuar faktorët që ngadalësojnë proçesin e rritjes. Disa nga faktorët që janë të dëmshëm për zgjatjen janë:
• Droga
• Alkoli
• Duhanpirja Aktive dhe Pasive
Sipas studimeve është vërtetuar që fëmijët që kanë konsumuar duhan ose janë rritur në një ambient duhanpirësish janë më të shkurtër se fëmijët që nuk kanë konsumuar duhan apo femijët e rritur në një ambient jo-duhanpirësish.
• Steroidet
Steroided pengojnë rritjen e kockave tek fëmijët e vegjël , rrisin tensionin e gjakut , si dhe ulin sasinë e spermës dhe shkaktojnë rënien e madhësisë së gjirit tek adoleshentët. Sipas studimeve është vërtetuar që fëmijët asmatikë të cilët nëpërmjet pompave marin doza të vogla steroidesh janë gjithmon 5-7 cm më të vegjël se moshatarët e tyre.
3. Mos humbisni gjumin.
Me përhapjen e teknologjisë fëmijët dhe sidomos adoleshentët abuzojnë me gjumin. Një adoleshent ka nevojë për 8.5 – 11 orë gjumë çdo ditë pasi proçesi i rritjes dhe i rigjenerimit të indeve bëhet kur trupi ndodhet në gjëndje qetësie. Nëse keni vështirësi të flini gjumë bëni një dushë të nxehtë ose pini një filxhan çaj.
4. Konsumoni ushqim të shëndetshëm.
Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për shumë vitamina dhe minerale pasi janë në proçese rritjeje.
• Hani gjithmonë mëngjes.
• Konsumoni ushqime me përmbajtje kalciumi (gjehet në perime, sidomos jeshile).
• Ushqime me Vitaminë D (peshku, kërpudhat).
• Hani vakte të rregullta gjatë ditës.
5. Forconi sistemin tuaj imunitar.
Nëse sëmureni shpesh kjo ndikon në zgjatjen tuaj. Një imunitet i fortë shton mundësinë e zgjatjes tuaj.
• Konsumoni ushqime të freskëta dhe me variatet.
6. Bëni ushtrime.
Nëse do të kërkoni në internet do të gjeni shumë ushtrime të cilat mund tju zgjasin por asnjë nga ato nuk janë të vërtetuara shkencërisht.
7. Mbajeni kurrizin drejt.
Shumë adoleshent kanë probleme me qëndrimin e tyre. Mundohuni ta mbani trupin sa më drejt dhe kokën lart. Kjo jo vetëm që shton mundësinë që të zgjateni por dhe ju jep një pamje më të bukur.
8. Vizitoni mjekun.
Nëse ju vini nga një familje me pjestarë të gjatë dhe jeni të shkurtër deri nga mesi i adoleshencës tuaj drejtohuni një mjeku. Pengesë e zgjatjes tuaj mund të jenë sëmundje si mangësi e hormoneve ose ndonjë sëmundje autoimune. Konsultohuni me një mjek megjithëse këto raste janë shumë të rralla.