Metoda 1
1. Do t’ju duhen mjetet e mëposhtëm:
• Manikyr mbrojtës (manikyr i tejdukshëm)
• Manikyr me ngjyrën bazë (bezhë në rastin tonë)
• Një manikyr për petalet ( i kuq në rastin tonë)
• Një manikyr për mesin e lules (i bardhë në rastin tonë)
• Një manikyr për kërcellin (kafë në rastin tonë)
• Një manikyr për gjethet (jeshil në rastin tonë)
2. Lani duart me ujë të vakët dhe fshijini mirë me peshqirë.
3. Lyeni thonjtë fillimisht me një ngjyrë bazë. Prisni sa të thahen.
4. Aplikoni një shtresë manikyri mbrojtës.
5. Prisni përsëri të thahen përreth 30 minuta.
6. Hapeni një karficë të zezë. Zgjidhni dy ngjyra(gjethe dhe mesin) për lulet tuaja.
7. Zhyteni njërën nga majat e karficës në manikyrin e bardhë dhe bëni nga një pikë në çdo thua.
8. Zhyteni majën tjetër të karficës në ngjyrën tjetër dhe bëni nga 3- 4 pika rreth pikës fillestare për të bërë petalet e lules.
9. Lërini të thahet për disa minuta.
10. Vizatoni një vijë të harkuar për kërcellin e lules duke përdorur një penel të hollë (ju mund të përdorni penelin tuaj të vjetër).
11. Vendosni disa gjethe anash kërcellit me një kunjë dhembesh ose me penelin e përdorur më parë pasi ta lani mirë.
12. Mund të vendosni dhe pak manikyr me xixa në petalet e lules nëse dëshironi.
13. Lëreni manikyrin të thahet për 15 minuta. Aplikoni një shtresë tjetër manikyri mbrojtës.
Thonjtë tuaj janë gati.
Metoda 2
Do t’ju duhen mjetet e mëposhtëm:
• Manikyr mbrojtës (manikyr i tejdukshëm)
• Manikyr me ngjyrën bazë (flori në rastin tonë)
• Një manikyr për petalet (i bardhë në rastin tonë)
• Një manikyr për mesin e lules (i kuq në rastin tonë)
• Disa kunja dhëmbësh
1. Lyeni thonjtë me manikyrin mbrojtës (manikyrin e tejdukshëm). Lëreni të thahet.
Disa manikyra me ngjyrë mund të lënë shënja mbi thua dhe ti dëmtojnë ato kshuqe gjithmon sugjerohet të aplikoni manikyr mbrojtës.
2. Aplikoni ngjyrën bazë në thonjtë tuaj. Lëreni të thahet.
3. Tani do të fillojmë të bëjmë petalet e lules. Me kujdes me penelin e manikyrin bëni nga 4-5 pika të vogla në çdo thua (mund të përdorni dhe karficën si në mënyrën e parë).
4. Lëreni të thahen për 15-20 sekonda derisa të ketë një masë konzistente.
5. Merrni një kunjë dhëmbësh dhe duke filluar nga qendra e pikës së bardhë tërhiqeni në brendësi.
Kryeni të njëjtin veprim me të gjitha petalet e tjera. Lëreni të thahen.
6. Një kunjë dhëmbësh zhyteni në ngjyrën e kuqe dhe bëni tre pika të vogla bë mesin e petaleve.
7. Lëreni të thahet dhe aplikoni dhe një shtresë tjetër manikyri mbrojtës.
Dhe voila! Ju keni krijuar thonjtë të lezetshëm me dizanj lulesh.