1. Sigurohuni të keni përbërësit mëposhtë:
Për 4 persona:
• 3/10 njësi nga shishja e vodkës
• Lëngu i 1 kokërr limoni
• Lëngu i 6 domateve (ose salcë domate)
• Nga 1 pikë Tabasco për çdo gotë
• 4 pika salcë Worcestershire
• Kripë dhe piper
Për Dekor:
• Selino
• Limon ose ullinj

1. Me një limon lagni buzët e gotave.
Mund të prisni një limon në katër pjesë dhe thjesht kalojeni nëpër buzët e gotave të cilat do i përdorni për servierje.

2. Në një pjatë në të cilën keni hedhur pak krip paraprakisht vendosni gotat e sapolyera me limon me kokë poshtë.
Mund ti lyeni buzët e gotave dhe me piper por kjo varet sipas preferencave.

3. Shtrydhni lëngun e 1 kokërr limoni dhe hidheni në shaker.

4. Në një mikser grini 6 domatë dhe hidheni lëngun në shaker.

5. Shtoni 4 pika salcë Worcestershire, pak kripë dhe piper në shaker.
6. Tundeni shakeri për 15-20 sekonda.

7. Mbushni gotat e parapërgatitura me akull.

8. Hidheni lëngun nëpër gota.

9. Shtojini secilës gotë nga një pikë Tabasco.

10. Dekorojeni me selino ose feta limoni.

Ju beftë mirë!





