Si të bëjmë kokteilin “Bloody Mary”

1698

1.  Sigurohuni të keni përbërësit mëposhtë:

Për 4 persona:
•  3/10  njësi nga shishja e  vodkës
•  Lëngu i 1 kokërr limoni
•  Lëngu i 6 domateve (ose salcë domate)
•  Nga 1 pikë Tabasco për çdo gotë
•  4 pika salcë Worcestershire
•  Kripë dhe piper

Për Dekor:

•  Selino
•  Limon ose ullinj


1.  Me një limon lagni buzët e gotave.

Mund të prisni një limon në katër pjesë dhe thjesht kalojeni nëpër buzët e gotave të cilat do i përdorni për servierje.

2.  Në një pjatë në të cilën keni hedhur pak krip paraprakisht vendosni gotat e sapolyera me limon me kokë poshtë.

Mund ti lyeni buzët e gotave dhe me piper por kjo varet sipas preferencave.

3.  Shtrydhni lëngun e 1 kokërr limoni dhe hidheni në shaker.

 

4.  Në një mikser grini 6 domatë dhe hidheni lëngun në shaker.

5.  Shtoni 4 pika salcë Worcestershire, pak kripë dhe piper në shaker.

6.  Tundeni shakeri për 15-20 sekonda.

7.  Mbushni gotat e parapërgatitura me akull.

8.  Hidheni lëngun nëpër gota.

9.  Shtojini secilës gotë nga një pikë Tabasco.

10.  Dekorojeni me selino ose feta limoni.

Ju beftë mirë!

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?