1. Për këtë dizanj do tju duhen:
• 1 Fletë gazete
• Manikyr i tejdukshëm
• Manikyr i bardhë (ose jeshile,rozë të hapur)
• Raki ose alkol farmacie
• Kunja pambuku
• Açeton
2. Prisni gazetën në copa të vogla.
3. Lani duart me sapun .Prisni sa të jenë tharë.
4. Me manikyrin e tejdukshëm lyeni gishtat .
Kjo mbron thonjtë tuaj por dhe bën që manikyri të qendroj më gjatë. Prisni sa të thahen.
5. Lyeni gishtat e manikyrin e bardhë dhe prisni sa të thahen.
6. Në një gotë hidhni pak raki ose alkol farmacie.
7. Fusni çdo gisht në gotë për 5 sekonda secilin.
8. Merrni një copë të vogël gazete dhe vijeni tek thori duke e shtypyr fort për disa sekonda.
9. Hiqeni me kujdes gazetën. Do të shihni shkronjat e gazetës të ngjitur në thua.
Përseriteni këtë hap me gishtat e mbetur.
10. Me një kunjë pambuku të lyer me açeton pastroni pjesët anësore për një pamje më estetike.
11. Lyejini përsëri gisjtat me manikyrin e tejdukshëm .
Ky hap është i domosdoshëm përndryshe shkronjat nuk do të qendrojnë.