Si të lyejmë thonjtë me dizanj gazete

1705

1.  Për këtë dizanj do tju duhen:

•  1 Fletë gazete

•  Manikyr i tejdukshëm

•  Manikyr i bardhë (ose jeshile,rozë të hapur)

•  Raki ose alkol farmacie

•  Kunja pambuku

•  Açeton

2.  Prisni gazetën në copa të vogla.

3.  Lani duart me sapun .Prisni sa të jenë tharë.

 

4.  Me manikyrin e tejdukshëm lyeni gishtat .

Kjo mbron thonjtë tuaj por dhe bën që manikyri të qendroj më gjatë. Prisni sa të thahen.

5.  Lyeni gishtat e manikyrin e bardhë dhe prisni sa të thahen.

6.  Në një gotë hidhni pak raki ose alkol farmacie.

7.  Fusni çdo gisht në gotë për 5 sekonda secilin.

8.  Merrni një copë të vogël gazete dhe vijeni tek thori duke e shtypyr fort për disa sekonda.

9.  Hiqeni me kujdes gazetën. Do të shihni shkronjat e gazetës të ngjitur në thua.

Përseriteni këtë hap me gishtat e mbetur.

10.  Me një kunjë pambuku të lyer me açeton pastroni pjesët anësore për një pamje më estetike.

11.  Lyejini përsëri gisjtat me manikyrin e tejdukshëm .

Ky hap është i domosdoshëm përndryshe shkronjat nuk do të qendrojnë.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?