1. Për këtë kokteil ju duhen përbërësitë e mëposhtëm:
• 60 ml Vodka
• 60 ml Lëng Manaferre
• 30 ml Liker Manaferre
• 45 ml Verë e bardhë
• 2-3 Kokrra Manaferra
Dekor:
Qershi ose Fetë portokalli

2. Njomni buzët e një gote martini me një fetë limoni.
3. Në një pjatë hidhni pak sheqer dhe vendosni gotën e martinit të sapolyer me lëng limoni me kokë poshtë.

4. Në një shaker hidhni kokrrat e manaferrës.

5. Shtoni përbërësit e tjerë përveç verës së bardhë.

6. Tundeni shakerin fort për disa sekonda.
7. Hidheni përzierjen në gotën e parapërgatitur dhe shtoni verën e bardhë.

8. Dekorojeni me një qershi.

Ju bëftë mirë!





