Si të bëjmë kokteilin “Flirtini”

1554

1.  Për këtë kokteil ju duhen përbërësitë e mëposhtëm:

•  60 ml Vodka

•  60 ml Lëng Manaferre

•  30 ml Liker Manaferre

•  45 ml Verë e bardhë

•  2-3 Kokrra Manaferra

Dekor:

Qershi ose Fetë portokalli

2.  Njomni buzët e një gote martini me një fetë limoni.

3.  Në një pjatë hidhni pak sheqer dhe vendosni gotën e martinit të sapolyer me lëng limoni me kokë poshtë.

4.  Në një shaker hidhni kokrrat e manaferrës.

5.  Shtoni përbërësit e tjerë përveç verës së bardhë.

6.  Tundeni shakerin fort për disa sekonda.

7.  Hidheni përzierjen në gotën e parapërgatitur dhe shtoni verën e bardhë.

8.  Dekorojeni me një qershi.

Ju bëftë mirë!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?