Si të bëjmë Lëng Ulliri

1817

Shpesh herë ne nuk gjejmë të gjithë përbërësit e nevojshëm për kokteilet tona. Dirty Martini është një nga kokteilet që nuk duhet të mungojë asnjëherë në festat,bashkimet apo baret tuaja por si shumë kokteile të tjera është e vështirë të gjendet një përbërës i cili është lëngu i ullirit.Në këtë artikull ne do të flasim si mund të bëjmë lëngun e ullirit me kushte shtëpiake .

1.  Ju duhen:

•  225 gr Ullinj ( ose ullinj kavanoze)

•  250 ml Ujë

•  20 gr Kripë

•  5 ml Uthull

 

2.  Lani ullinjt për të larguar cdo substancë tjetër që mund të kenë pasur.

3.  Me një kunjë dhëmbësh ose me pirun shponi vrima në kokrrat e ullinjve .

4.  Në një enë përzieni ujin , kripën dhe uthullën derisa kripa të tretet.

5.  Futini ullinjtë në një kavanoz dhe shtoni përzierjen.

6.  Mbulleni kavanozin mirë dhe tundeni fort.

7.  Lijeni në frigorifer 1 natë.

8.  Hiqini ullinjtë me një sitë ose pirun.

9.  Tani lëngu është gati për tu përdorur.

Sugjerohet të mbahet në ambiente të ftohta.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?