Si të bëjmë një kek me vodka

2470

1.  Për këtë recetë ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

•  350 gr Sheqer pudër

•  120 gr Gjalp pa kripë

•  3 gr Kripë ( Një majë luge)

•  80 ml Vaj bimor

•  10 gr Vanilje

•  4 Vezë

•  220 gr Miell

•  20 gr Miell misri

•  10 gr Fryrës ëmbëlsirash

•  175 ml Lëng portokalli (Amita portokalli)

•  60 ml Vodka

•  60 ml Liker Galliano(Ose Sambuca, Neapolitan,Liker Vaniljeje ose Portokalli)

•  8 gr Lëkurë portokalli

•  Vaj

Sigurohuni që gjalpi dhe vezët të jenë në temperaturë dhome. Nëse ato janë të ftohta atëhere futini vezët në ujë të ngrohtë ndërsa gjalpin futeni pak në mikrovalë sa të zbutet.

2.  Vendosni sobën në temperaturë 350° për tu nxehur. Lyeni një formë keku me vaj në mënyrë që mos të ngjisë.

3.  Bashkojmë sheqerin,gjalpin dhe kripën në një enë. I përziejmë mirë me një lugë.

4.   Në një tas rrihni vezët një nga një derisa ato të jenë përzierë mirë.

5.  Shtoni vajin dhe vaniljen.

6.  Në një enë tjetër bashkoni miellin, miellin e misrit, sodën dhe përzijeni mirë me një lugë.

7.  Në një enë matëse kombinoni lëngun e portokallit, likerin, vodkan dhe lëkurën e portokallit.

Nëse lëngjet janë të ftohta atëhere futini për 30 sekonda në mikrovalë.

8.  Hidhni 1/3 e përzierjes së miellit në enën me përzierjen e gjalpit.

9.  Përzieni derisa të jenë mpleksur mirë.

10.  Hidhni dhe pak lëkurë portokalli në përzierje.

11.  Shtoni 1/2 e përzierjes së lëngshme dhe trazojini mirë me një spatul/lugë.

12.  Shtoni përsëri 1/3 e miellit të përzier në enë dhe trazojeni mirë.

13.  Shtoni pjesën e mbetur të përzierjes së vodkas. Përzieni përsëri.

14.  Shtoni pjesën e mbetur të miellit dhe përzieni.

15.  Hidheni përzierjen e përfunduar në formën e kekut të lyer paraprakisht me vaj.

16.  Futeni në sobë në temperaturën 350° për 40-45 minuta .

Mund ta provoni nëse keku është bërë duke futur një kunjë dhëmbësh. Nëse ajo del e pastër atëhere keku është bërë.

16.  Nxirreni nga soba dhe lijeni të ftohet për 20 minuta.

17.  Pasi të jetë ftohur me një thikë ose spatul mundohuni të ndani formën e kekut nga keku .

18.  Vendosni nje pjatë sipër formës dhe ktheni formën përmbys.

Kjo është një mënyrë e mirë për ta nxjerrë kekun nga forma të padëmtuar.

 

 Glazura

1.  Në një enë përzieni sheqerin, pak vodka,liker dhe lëng portokalli. (Glazura duhet të jetë e trashë)

2.  Hidheni glazurën sipër kekut të ftohur dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë!

900px-Make-a-Harvy-Walbanger-Cake-(Vodka-Cake)-Final

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?