Si të bëjmë shurupin “Orgeat”

1321

A ju ka ndodhur të keni dashur të bëni një Mai Tai por ju ka mungur shurupi Orgeat. Në shumicën e marketeve ky shurup mungon prandaj mësoni si ta bëni atë në kushte shtëpiake .

1.  Duhet të keni përbërësit e mëposhtme:

•  400 gr Bajame pluhur

•  40 gr Sheqer

•  Gjysëm filxhani Vodka

•  2 Filxhan ujë

 

2.  Nëse nuk keni bajame pluhur atëhere kaloni bajamet në blender.

3.  Në një tigan përzieni bajamet pluhur me ujin .

Lijeni të ziejë për disa minuta në nxehtësi normale duke e përzierë vazhdimisht.

4.  Hiqeni tiganin nga zjarri dhe lijeni të ftohet.

5.  Kalojeni përzierjen në një sitë shumë të imët ( ose Copë të paster) në mënyrë që të ndani bajamet pluhur nga lëngu.

6.  Në një tënxhere hidheni  lëngun e bajameve dhe shtoni sheqer.

7.  Lijeni në tëmperaturë normale për disa minuta derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht.

8.  Hiqeni nga zjarri dhe lijeni të ftohet.

9.  Shtoni vodkan dhe është gati për tu përdorur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?