Si të disifektojmë plagët me mjaltë

2084

Mjalti është përdorur në dizinfektimin e plagëve prej të paktën 2000 vjetëve. Ai ka veti shtesë dizinfektuese ndaj sheqerit sepse prodhon hidrogjen peroksidi. Industria farmaceutike e disa vendeve të zhvilluara shet produkte dizinfektimi me bazë mjaltin.

1.  Në një enë hidhni pak mjaltë.

2.  Merrni një fasho ose pambuk të lyer me mjaltë dhe filloni te pastroni plagën.

3.  Mbuloni plagën si dhe zonën përreth plagës (zonën e skuqur) me fasho.

•  Në rast se plaga ka një thellim ose të çarë atehere mbusheni këtë thellim me mjaltë para se të vendosni fashon.

4.  Sipër fashos së lyer me mjaltë vendosni një fasho të thatë ose likoplastë.

 

Shënim:

Sasia e mjaltit

•  Kjo varet nga sasia e qelbit.

•  Sasi te mëdha qelbi kërkojnë sasi të mëdha mjalti.

•  Plaga më e thellë kërkon më shumë mjalt. Zakonisht 20 ml mjalt (~1 lugë gjelle) aplikohet në sipërfaqe 100 cm2 (sa një katror me brinjë 10 cm).

Shpeshtësia

•  Zakonisht plaga pastrohet dhe aplikohet mjalt i ri 1 herë në ditë

•  Plagë shumë të qelbëzuara mund të duhet të pastrohen dhe lyhen me mjalt tri herë në ditë.

•  Me kalimin e ditëve qelbi pakësohet, ka raste kur lyerja me mjalt pakësohet deri në 1 herë në 2-3 ditë.

•  Nëse fashoja ngjitet pas plagës atëhere fashoja duhet ndëruar më shpesh.

(Në vend të mjaltit mund të përdoret dhe sheqer)

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?