Në këtë artikull do të mësojmë se si të formatojmë smartphonin tonë Android dhe ta kthejmë në gjendjen fillestare ashtu siç ka dalë nga fabrika.
• Ky artikull është vetëm për Android 4.0 dhe sipër. Androided më të vjetër e kanë pak më ndryshe proçesin.
• Factory Reset nuk është e sygjerueshme për smartphonet kinez që nuk janë të njohur (nuk kanë nje markë me emër) sepse egziston mundësia të mos suportojnë më kartat shqiptare.
1. Shkoni tek “Settings”.
2. Sigurohuni të jeni në faqen “General” dhe klikojmë tek “Backup & reset” (disa smartphone mund ta kenë tek “Privacy”).
3. Klikojmë tek “Factory data reset”.
4. Shkojmë në fund dhe mund të zgjidhni me dëshirën tuaj nëqoftëse doni të fshini edhe galerinë e fotove dhe videove që keni.
5. Klikoni “Reset Phone” dhe prisni derisa të mbarojë proçesi.
•
Fikeni dhe ndizeni telefonin tuaj. Ky hap është i nevojshme.
Kur të ndizet plotësoni hapat e konfigurimit dhe do ta keni si të ri.