Si të gatuajmë një kek për 10 minuta (3 receta)

38902

A ju ka ndodhur ndonjë ditë të keni pasur një dëshirë të madhe për një kek të freskët dhe jeni detyruar ta blini? Tani ju mund të bëni një kek për 10 minuta pa shumë mundim.

Keku klasik me çokollatë

1.  Do tju duhen përbërësit e mëposhtëm:

•  3 Lugë gjelle kakao

•  4 Lugë gjelle sheqer

•  4 Lugë gjelle miell

•  3 Lugë gjelle qumësht

•  1 Vezë

2.  Përzieni të gjithë përbërësit në një enë.

•  Nëse ju e adhuroni Nutellën sikurse unë shtoni dhe 3 lugë për një version çokollate më të pasur.

•  Ose nëse jeni fans kafeje shtoni 3 lugë kafe ekspresi.

•  Mund to shtoni dhe 1 lugë kanelle (sipas dëshirës).

3.  Në një tas të lyer me gjalp paraprakisht hidhni këtë përzierje.

Kujdes: Tasi duhet të jetë rezistent ndaj nxehtësisë pasi ne do ta fusim në mikroval.

Nëse nuk keni një tas të atillë futeni në ndonjë enë tjetër që ju e dini është rezistente ndaj nxehtësisë

4.  Futeni tasin në mikroval për 1:30 minuta . Nxirreni nga mikrovala lijeni për disa sekonda jashtë dhe futeni përsëri për 1:30 .

5.  Hidheni kekun në pjatë dhe shtoni pak çokollatë ose nutella.

Ju bëftë mirë!

Kek me luleshtrydhe dhe krem

Ky kek do më shumë ingridient se keku i mëparshëm por ia vlen të investosh.

1.  Mblidhni ingridientët e mëposhtëm:

•  2 Lugë jogurt me luleshtrydhe

•  1 Vezë

•  1 Lugë gjelle vaj

•  4 Lugë gjelle sheqer

•  5 Lugë gjelle miell

•  Fruta të freskëta (sipas dëshirës)

•  Pana

2.  Në një enë përzieni të gjithë përbërësit përvec frutave dhe panës.

 

3.  Hidheni këtë përzierje në një tas të lyer paraprakisht me gjalp

Kujdes: Tasi duhet të jetë rezistent ndaj nxehtësisë pasi ne do ta fusim në mikroval.

Nëse nuk keni një tas të atillë futeni në ndonjë enë tjetër që ju e dini është rezistente ndaj nxehtësisë.

4.  Futeni tasin në mikroval për 1:30 minuta . Nxirreni nga mikrovala lijeni për disa sekonda jashtë dhe futeni përsëri për 1:30 minuta .

5.  Prisni frutat në copa të vogla dhe hidhini pak pana ( të rrahur) sipër kekut.

Shënim: Kremi sipër është sipas preferencës tuaj. Ju mund të hidhni dhe pak jogurt ose krem panda.

Ju bëftë mirë!

Kek Kungulli

1.  Duhet të keni ingridientët e mëposhtëm:

•  3 Lugë gjelle pure kungulli (kungull të grirë në blender)

•  1 Vezë

•  1/8 Lugë gjelle sodë (ose ndryshe një majë luge sodë)

•  4 Lugë gjelle sheqer kafë

•  2 Lugë gjelle miell

•  2 Lugë gjelle qumësht

•  1 Majë luge kripë

2.  Përzieni mirë përbërësit në një enë.

3.  Hidheni përzierjen në një tas të lyer paraprakisht me gjalp.

Kujdes: Tasi duhet të jetë rezistent ndaj nxehtësisë pasi ne do ta fusim në mikroval.

Nëse nuk keni një tas të atillë futeni në ndonjë enë tjetër që ju e dini është rezistente ndaj nxehtësisë.

4.  Futeni tasin në mikroval për 1:30 minuta . Nxirreni nga mikrovala lijeni për disa sekonda jashtë dhe futeni përsëri për 1:30.

 

 

5.  Nxirreni nga mikrovala dhe hidheni në një pjatë ose mund ta hani direkt nga tasi.

Mund ti shtoni pak pana ose shurup sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Total 8 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?