Si të hapim aplikacionet e Android në kompjuter

3249

1.  Gjejmë programin.

Në fillim duhet të shkarkojmë programin që na e bën të mundur hapjen e programeve dhe lojrave të smartphonit në kompjuter. Programi quhet BlueStacks.

Hapni internetin (browserin) dhe shkoni në faqen zyrtare të programit për ta shkarkuar atë, “bluestacks.com”.

2.  Shkarkojmë Programin.

Mbasi kemi shkuar në faqen zyrtare, klikojmë “Download”.

3.  Presim shkarkimin.

Klikimi i “Download” do të na çoj në një faqe tjetër. Ndërkohë Programi do të ketë filluar të shkarkohet. Presim të shkarkohet dhe e klikojmë.

4.  Instalojmë programin.

•  Klikojmë “Continue”.

•  Klikojmë “Next”.

•  Klikojmë “Install”.

•  Presim Instalimin.

Mbasi të instalohet do tju duhet të fusni adresën e gmail ashtu siç e fusni në smartphone. Ky hap është i detërueshëm në mënyrë që të lidhemi me “Play Store”.

•  Programi do të duket kështu.

5.  Shkarkojmë Aplikacionin.

Për të shkarkuar programe ose lojra klikojmë “Search”.

Shkruajmë emrin e programit ose lojës të cilën duam ta shkarkojmë dhe klikojmë “search”.

Search do të na lidhi me searchin e “Play Store”.

Instalimin e programeve/lojrave do ta bejmë ashtu siç e bejmë në smartphonë.

6.  Hapim Aplikacionin.

Për të hapur aplikacionet që kemi shkarkuar klikojmë “All Apps” dhe do të na shfaqen të gjitha programet dhe lojrat që kemi shkarkuar.

Tani kemi tabletin/Smartphonin tonë personal në kompjuter.

 

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?