Si të heqim aromën e keqe të këmbëve me kushte shtëpiake

2056

Ne të gjithë e dimë se sa e turpshme është aroma e keqe e këmbëve sidomos kur bëjmë vizita.

Era e keqe e këmbëve e njohur në mjekësi si Bromodosis shkaktohet nga rritja e baktereve dhe djersitja e tepruar. Edhe pse egzistojnë disa mënyra për të luftuar erën e keqe të këmbëve mënyra më efektive është parandalimi i rritjes së baktereve nëpërmjet higjienës së mirë të këmbëve

1.  Lani këmbët në ujë me sodë.

•  Në një legen hidhni pak ujë të vakët dhe shtoni sodë.

•  Për çdo gotë ujë hidhni nga një lugë gjelle sodë.

•  Mbajini këmbët në ujë për 15-20 minuta 1-2 herë në javë.

•  Sigurohuni ti thani këmbët mirë me një peshqir.

•  Nëse doni mund të hidhni dhe lëngun e një limoni për një aromë më të këndshme.

•  Gjithashtu hidhni pak sodë buke në këpucër të cilat keni ndërmend të vishni.

2.  Lani këmbët me çaj të zi

•  Zieni pak ujë.

•  Ujin hidheni në legen dhe shtoni 4 pustina çaj të zi.

•  Lerini pustinat në ujë për 10-15 minuta.

•  Nëse uji nuk është ftohur mjaftueshëm për këmbën tuaj atëhere shtoni dhe një filxhan tjetër ujë të ftohtë.

•  Futini këmbët për 20 minuta në ujë.

•  Kjo kurë duhet të kryhet të paktën 1 herë në 2 ditë.

3.  Lani këmbët me uthull.

  Në një legen hidhni 5-8 gota ujë të vakët.

•  Shtoni 1/2 gotë uthull molle.

•  Përzieni dhe mbajini këmbët për 20 minuta 1 herë në ditë.

•  Shplajini këmbët me ujë të ftohtë dhe thajini mirë.

4.  Përdorni kripë magnezi për të reduktuar djersën e këmbëve.

Kripën e magnezit mund ta gjeni në farmaci.

•  Hidhni dy filxhana me kripë magnezi në një legen me ujë të ngrohtë.

  Mbaini këmbët për 20 minuta 1 herë në ditë.

•  Pasi ti keni larë mundohuni të mos vishni çorape për disa orë.

5.  Lani këmbët me rozmarinë dhe sherebelë.

•  Në një legen hidhni disa gota ujë të vluar.

•  Shtoni 1 lugë gjelle rozmarinë të tharë dhe 2 lugë gjelle sherebelë.

  Prisni 15-20 minuta ose derisa temberatura e ujit të jetë e durueshme për këmbët tuaja.

•  Fusni këmbët për 30 minuta në ujë.

•  Thajini mirë me një pëshqir.

•  Përsëriteni këtë kurë 1 herë në 2 ditë.

Rozmarina dhe sherebela mund të futen tek bimët çudibërëse. Ato jo vetëm që kanë veti antibakteriale por dhe antifungale të cilat ndihmojnë në minimizimin e prodhimit të djersës dhe aromës së keqe.

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?